(Nga kujtimet e e At Pal Dodaj)
…Preng Nikolli, nji ndër shërbëtorët e kuvendit, me nji grumbull letrash në dorë, qe, të gjitha m’ishin drejtue mue, masi kishin kalue fusha, male e i mi rreziqe… I çili e ndër letra të ndryshme drejtue Emzot Prend Doçit, kapidan Marka Gjonit, Bajram Currit, etj, nji ishte edhe për mue… Ishin Emzot Kaçorri e Luigj Gurakuqi ata qe mshkruejshin, tuj lajmue ndodhjen e madhnueshme, krye prej sish nën kryesi të plakut të Toskënis, Ismail Qemalit, ditën 28 nanduer, e tuj mu lute me i nisë sa ma pare letrat tjera e me përhapë sa ma shpejt lajmin… Në oborrin e kuvendit, tan gëzim e za të naltë lexuam letrën, e kur e muerën vesh malësorët lajmin e gëzueshëm, nuk priten tjetër, veç me armë në krah sikur ishin, ia dhanë me batare (pushkësh) pa pushue, e kjo kishe me thane, do të jetë kenë ma i pari kremtim, qe do të jetë ba në nderë të të çpallunit të pavarësisë e flamurit kombëtar… Në këtë kohë, Dod Llesh Doda kishte hypë në majë të shkrepit të Rubigut, e bërtitte pa pra: “ka dale Shqypnia në vedi!”, e pushka vlote gjithkah bregut të Fandit, Kulmes së Dervenit, e deri në Mirditë e ndër bajrakë të Ohrit (Selitë, Kthellë e Rrazë…)
Nga: Gjergj Marku