Edhe trajneri Fernando Santos zbuloi listën e ekipit polak, për sfidat me Republikën Çeke dhe Shqipërinë.
Rivalët e kuqezinjve kanë nisur procesin e rinovimit të ekipit, pasi nga përfaqësuesja janë larguar emra si Glik apo Kriçoviak. Pavarësisht kësaj, Polonia mbetet një skuadër e frikshme dhe e mbushur me yje. Sulmi i rivalëve të 27 masit do të udhëhiqet si zakonisht nga Robert Levandovski.