Luka Modric do të qëndrojë tek Real Madrid të paktën dhe për një sezon tjetër.
Siç raporton spanjollja “AS”, kroati ka refuzuar milionat e Arabisë Saudite dhe do të qëndrojë në Spanjë, me madrilenët.
Mesfushori ka marrë dhe konfirmimin dhe nga Presidenti Florentino Perez, që me kënaqësi është i gatshëm të mbajë Modricin dhe për një vit pjesë të “Los Blancos”.