• VIDEO
  • PODCASTE
  • NEWSLETTERS
  • IMPRESSIUM
  • RAPORTO
Media Independent
SUBSCRIBE
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
Media Independent
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
Media Independent
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet

Puna në Gjermani, sa kushton të jetosh dhe të paguash taksa?

27 Qershor, 2023
në Ekonomi
puna-ne-gjermani,-sa-kushton-te-jetosh-dhe-te-paguash-taksa?

Gjermania zë një peshë të rëndësishme në valën e madhe të emigrimit të shqiptarëve, qoftë për largimet për një vend punë, kushte më të mira jetese apo edhe studime.

Sipas shifrave zyrtare të Ambasadës Gjermane, qytetarët e larguar me viza pune është dyfishuar vitin e kaluar, në mbi 6500 individë. Ndërsa rreth 1745 të tjerë e ndoqën ëndrrën gjermane përmes kërkesave për azil.

Megjithatë, përballja me jetesën gjermane nuk përkon gjithmonë me pritshmëritë. Sipas juristit Rafael Todhe, i cili prej shumë vitesh ndihmon në Gjermani qytetarët shqiptarë me informacionet e duhura, të shumtë befasohen nga kostot shumë më të shtrenjta se planifikimi.

“Për sa i përket kostove të jetesës nuk janë të ulëta, janë shumë të larta sidomos në fillim, fillimet janë të vështira. Normalisht nëse një pagë minimale ose mesatare mund të jetë tek 2000 ose 2200 euro bruto neto shkon tek 1400-1600 euro. Edhe nëse duket një shumë e madhe nuk është shumë sepse nëse do merrni një banesë edhe ato më të voglat fillojnë nga 500-800 euro në muaj, në zonën e Bayern shkojnë deri në 1000 euro. Në fund nuk ngelet pothuajse asgjë”, thotë Todhe për A2 CNN.

Nëse e krahasojmë me rajonin, Shqipëria qëndron e parafundit për emigrantët me viza të rregullta, teksa këtë renditje e kryeson Serbia. Kjo sepse një pjesë e shqiptarëve i drejtohen tregut të zi, për të evituar taksat, që janë tepër të larta për ta.

“Ndoshta s’kanë qenë të informuar që taksat janë kaq të larta kanë shpresuar që do të ngelen pak më shumë. Por nëse kryhen veprimet siç duhen këto taksa në fund të vitit mund të merren mbrapsht. Marrja e informacionit në grupet shqiptare ka qenë pothuajse e pamundur. Shumë rrallë është dhënë informacion për këto tema. Pjesa më e madhe nuk e dinë se me deklarimin e të ardhurave marrin taksat e tyre mbrapsht”, thotë Todhe.

Por prej 1 qershorit të këtij viti, shqiptarët e kualifikuar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë edhe pa një kontratë pune.

“Një person ka të drejtën të vijë në Gjermani dhe të kërkojë një vend pune dhe nuk është i detyruar që në Shqipëri ta gjejë, nëse kanë mundësi të rrinë disa muaj dhe të bëjnë një kurs gjuhe, dhe të kenë mundësi të gjejnë një kontratë pune në vendin ku ndodhen”, thotë Todhe.

Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë gjermane, profesionet më të kërkuara aktualisht në treg janë mjekët dhe infermierët, punonjësit e transportit, punëtorët e ndërtimit, por edhe inxhinierë dhe specialistë të IT-së.


gjermani

Gjermania në krizë, mungesa e punëtorëve të kualifikuar preku rekord në 2022-n


punesimi ne gjermani 1


Punësimi në Gjermani, lehtësohen procedurat për qëndrimin e emigrantëve

Të rekomanduara

kusht-per-anetaresimin,-bizneset-do-te-paguajne-per-mbetjet-e-gjeneruara-nga-produktet-e-tyre
Ekonomi

Kusht për anëtarësimin, bizneset do të paguajnë për mbetjet e gjeneruara nga produktet e tyre

26 Tetor, 2023
1.2k
qeveria-i-dha-1.8-mld-leke-te-tjera,-ministria-e-bujqesise-hap-tenderin-867-milione-leke-per-nafte
Ekonomi

Qeveria i dha 1.8 mld lekë të tjera, Ministria e Bujqësisë hap tenderin 867 milionë lekë për naftë

26 Tetor, 2023
1.2k
anketa-e-investitoreve-te-huaj,-shqiperia-po-e-rregullon-imazhin,-problem-fuqia-punetore
Ekonomi

Anketa e investitorëve të huaj, Shqipëria po e rregullon imazhin, problem fuqia punëtore

26 Tetor, 2023
1.2k
sezon-veror-dhe-nje-muaj,-gjate-shtatorit-vendin-e-vizituan-1.1-milione-pushues-te-huaj
Ekonomi

Sezon veror dhe një muaj, gjatë shtatorit vendin e vizituan 1.1 milionë pushues të huaj

26 Tetor, 2023
1.2k
4-mije-fermere-me-shume-te-siguruar,-skemat-mbeshtetese-po-nxisin-sektorin-drejt-formalizimit?
Ekonomi

4 mijë fermerë më shumë të siguruar, skemat mbështetëse po nxisin sektorin drejt formalizimit?

25 Tetor, 2023
1.2k
“ngrihet”-tavani-i-borxhit,-qeveria-i-lejon-vetes-te-marre-me-shume-hua-te-reja-deri-ne-fund-te-vitit
Ekonomi

“Ngrihet” tavani i borxhit, qeveria i lejon vetes të marrë më shumë hua të reja deri në fund të vitit

25 Tetor, 2023
1.2k
Lini Koment
Facebook Twitter Instagram Youtube

Rubrikat

  • Aktualitet
  • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Histori
  • Kulturë
  • Opinione
  • Politikë
  • Religjion
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport

© 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Portali Media Independent. Dizajni nga Ikonat.net

Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion

© 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Portali Media Independent. Dizajni nga Ikonat.net

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?