Një nga violinistët më virtuozë shqiptarë në botë, anëtar i orkestrës filarmonike të Vjenës, Shkëlzen Doli, u dekorua me titullin e nderit të Austrisë nga presidenti austriak, Alexander Van der Bellen për merita në shërbim të Republikës së Austrisë.
Publiku shqiptar e kujton ende videon e bukur me muzikë shqiptare të realizuar prej tij, që u transmetua gjatë koncertit të madh të Vitit të Ri në mbarë botën, shkruan Topchanel. I papërsëritshëm do të mbetet gjithashtu koncerti në Teatrin e Operas e Baletit, më 2017-n, ku me turneun Albanian Soul, i ka bërë muzikantët vjenezë të luanin Moxartin, duke mbajtur qeleshe shqiptare në kokë.