Me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, kisha serbe dhe kisha ruse, në bashkëpunim dy akademi, pregaditen kundër popullit shqiptar plane makabre (si t’ia thejmë një këmbë Shqipërisë). Meqenëse pushtimi i Shqipërisë ishte i pamundur, ata gjetën mënyra të tjera për t’i lidhur një këmbë Shqipërisë. Si pikë të parë gjetën tradhtarë si Esat Pasha dhe Haxhi Qamili. Pas përfundimit me këta, akademia serbe investoi në fushën fetare, duke prezantuar shqiptarët si lindor dhe që nxisin luftë fetare. Përveç kësaj, prurja e hoxhallarëve rusë si lloj imamësh. Akademia serbe përgatiti 24 projekte për trojet shqiptare.
Përmes fesë, u munduan ta ndotnin aspektin kombëtar, duke i paguar shqiptarët që kanë një vetëdije kombëtare të ulët ose që kanë gjak të përzier. Investimi shkoi aq larg, sa që flamuri kombëtar për disa idiotë u përbuz në mënyrë më të keqe duke u quajtur flamur kaurrësh. Këtu investuan disa shtete si Serbia, Turqia dhe Rusia. Në këto raste, me së shumti punoi Ozna serbe.
Me pushtimin serb në Kosovë, nuk u lejuan shkollat shqiptare; ato që ishin, i mbyllën. Kjo politikë ka filluar qysh nga koha e Kralit dhe ka vazhduar me Rankoviçin dhe Millosheviçin. Krali, pasi i mbylli shkollat, diplomati i madh serb, Nikolla Pashiqi, iu drejtua me këto fjalë: “Ju mbyllen shkollat.” Por shqiptarët kan hapur një shkollë të quajtur Odë. Nikolla Pashiqi, duke folur për Odën, i thotë Kralit se në Odë ka një rend aty flitet për Historinë, Shkencën, Kulturën dhe Traditën. Aty ka një disiplinë të madhe ku një flet dhe të gjithë dëgjojnë.
Pashiqi kishte kuptuar se janë tre llojë oda: Oda Kombëtare, Oda për pushtetarët dhe Oda fetare. Këto dy të fundit kontrolloheshin nga pushteti dhe tregoheshin të rrezikshme për popullin tonë. Këto plane makabre u bënë në kohën e kaluar.
Tashmë, me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, akademia serbe investon në mbetjen otomane, ku qëllimi është t’i bindin amerikanët se shqiptarët janë një popull lindor dhe nuk e meritojnë përkrahjen për lirinë. Në këtë rast, mendja e disa mikrobëve ju shkon përshtat më mirë sistemit serb, pasi Turqia është epiqendra e tyre. Ata vazhdojnë të investojnë në kulturën neo-otomane, duke ndërtuar xhamia në çdo fshat, duke sjellë sekte të reja, dhe duke tentuar të fusin ligjet e sheriatit në shtetin tonë.
Me këtë rast, harresa historike e popullit tonë për vuajtjet dhe pushtimet V shekujsh ka lënë gjurmë të ndryshme. Popullit i’u ndryshua besimi, kultura, tradita – gjithçka që na vrau në shekuj ende adhurohet nga disa budallenj. Dua të theksoj një shqiptar që shkoi në tokat arabe për të kryer ritualet e fesë. Atje takon disa fëmijë arabë. Gjatë prezantimit, plaku shqiptar thotë: “Unë jam nga Shqipëria.” Fëmijët nuk e dinin ku është ky vend. Plaku sërish: “Jam nga Kosova.” Fëmijët rrahin krahet, plaku u prezantue po Jugosllavia, fëmijet brohoriten Tito Tito duke thirrur “Jugosllavia, Tito,” . Dhe plaku shqiptar thotë (kështu ndodh kur ai që të vret të shkatërronë, të përçante): “Duhet dhe njihet në atë vend.” Tito u njoh nga fëmijët, sepse ai bënte politikë helmuese, ndau shtetet arabe dhe mashtronte në të gjitha mënyrat. Sot, politikanët serbë, turq dhe arabë janë të njëjtë.
Dhe këtu, ka disa individ që duan armikun shekullor, edhe pse na vrau, na shau, na copëtoi territoret tona. Kemi të bëjmë me një histori që do të na përcjell gjithmonë:. (Atëherë, a te duam Turqin, Greqin, Serbin që na shau gjithnjë. Apo Amerikën dhe Perëndimin që na sollën lirinë. Ka disa nga ne që zgjedhin atë që na shau.
Për shqiptarët në Jug të Shqipërisë, disa individë, të cilët, si budallenj, janë shitur për disa penzione dhe punojnë për Grekun, mundohen të paraqesin jugun si tok greke.
Shqiptari s’e ka zakon të shitet; këtu duhet një nacionalizëm që të ngritet ndjenja kombëtare. Mos të harrojmë thënjen e Çerçiz Topullit : “Që nga dita që jam lerë, as s’jam shitur e as s’jam blerë.” Në Shqipëri duhet një elitë kombëtare.
Për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duhet një investim në aspektin kombëtar. Duhet të hapim ende Fakultete, të mesohet për historinë tonë, për heronjtë tanë. Në Maqedoni, Shqiptarët duhet të heqin nga mendja Turkun dhe Arabin, dhe të shohin drejt të ardhmes. Dielli lind nga perëndimi, mos ta harrojmë se lufta e fundit u ndihmua nga Perëndimi, duke e përhapur UÇK-në, që gëzonte mbështetjen Amerikane.
Aspekti fetar duhet të mbahet në vetvete, e jo të paraqitesh si Turk apo Arab. Vetëdija kombëtare duhet të ngritet mbi të gjitha, dhe në fund, nevojitet një kthim te rrënjët tona të para.
Nga: Vendos Krasniqi (Historian)