-Doket janë skllavërim, shkrimi është eksterminacion, shpirti, (dimensioni shpirtëror) është përmbushje!
Këtu jemi në metafizikë për ata që duan të spekullojnë përmes këtyre “aksiomave”!
“Origjina e të gjithave” është Egjipti i vjetër që quhej ndryshe, Te Meta, (të mbeturit). Ose Perëndia e Zotave! (Sot kemi rrjetin social të komunikimit “Meta” ose FB)
Në Egjiptin e vjetër Miti, (“Mythi” që shkruhet në gjuhët moderne me temë religjioze e filozofike) për egjiptianët e vjetër ishte: “histori e vërtetë”.
Simbolika dhe gjuha e pretërve të Egjiptin të vjetër (e pretërve të hyjneshës Isis) gjenden ende sot në botën shqiptare dhe më të theksuara në ballkanin e sotëm i kuptuar Shqipërinë dhe Kosovën e më gjërë!
Po të shohim me kujdes se si janë përmbushur profecitë më të njohura deri më kohën 0 (zero) që fillon pastaj koha tjetër, e reja, me Jezu Krishtin, vemë re se ato janë përmbushur kur në to, ka ndërhyrë elementi shqiptar ose origjina e tyre! Pra ç’do profeci është realizuar mbasi është futur brenda saj elementi shqiptar. Pra përmbushja e profecisë e ka të domosdoshëm në përmbushjen e saj dimensinonin shpirtëror shqiptar! -Egjipti i vjetër apo Gadishulli Ilirik i vjetër apo e njëta gjë?
-Në vitin 343 përpara lindjes së Jezu Krishtit Foraoni i fundit i dinastisë së tridhjetë, (Dinastia e fundit e Egjiptit Faranoik) u përzu nga pushteti në pushtimin e dytë prej Persisë, ku froni mbeti bosh deri në vitin 332 p.e.s, vitë kur u shpall Faraon, Aleksandri i Madh! (Pretërit egjiptianë e thirrën vetë Aleksandrin e Madh i cili u përgjigj thirrjes së pretërve egjiptianë duke marrë rrugën përmes shkretëtirës ku la edhe pjesën me të madhe të ushtrisë që u sakrifikua nga të nxehtit, etja e uria. Shkretëtira përfaqësohet me kurorën e kuqe faranoike të Egjptit kurse akullnaja me kurorën e bardhë faraonike të Egjiptin që bëjnë “2” dy kurora! Kurora e poshtme dhe kurora e empërme. Ka edhe kurora të tjera faraonike në ngjyra të tjera por ndoshta do merremi ndonjëherë tjetër me to. Shkretëtira ishte e domosdoshme që në kurorëzimin e Aleksandrit të Madh, Faraon, të merrte pjesë bashkë me “misterin” që shoqëron shkretëtirën)!
Aleksandri i Madh Faraon, lidhi vazhdimësinë suksesive Qiellë-Tokë pra bëri lidhjen e vazhdimësinë, Perëndia Horus dhe Mbretit të parë human Mene, që u prish me ndërhyrjen e persëve, pra, Aleksandri i Madh “Përmbushi Profecinë”! (Që të mos i ngasim “7” shtatë qetë për Egjiptianët e sotëm ky është një fiksjon)!
Edhe Hebrejtë tempullin e Zotit të tyre e ndërtuan vetum mbasi Mbreti i Judas Davidi u martua me Besmabesën një grua Hitite (kur tashmë dihet se hititët ishin me origjinë nga gadishulli Ilirik ose Ballkani i sotëm) ku sëbashku lindën Solomonin (Mbret i Judës) i cili ndërtoi tempullin e Zotit për Hebrejtë! Pra përmbushi Profecinë!
Edhe Jezusi për të përmbushur profecinë dhe misionin e tijë të shejtë ka shkuar e jetuar në Egjipt si paraardhësit e tijë (këtu ka versione ku thuhet se Jezusi fëmijë është përzënë nga Juda sepse Maria e ëma e Jezusit ishte martuar me një të huaj, por nuk kemi ndonjë provë të shkruar.Kjo të paktën sa më perket mua. “Ajo që nuk e dimë nuk ekziston”, për njeriun). Edhe Jezusi ka jetuar i vetum në shkretëtirë,(për të deshifruar muzikën e shkretëtirës) përpara se ai të kryqëzohej për të bërë pasimin në ditën e pashkëve të tija; për të vdekur, për të rilindur, (ringjallur), për të lënë varrin bosh dhe të rilidhë përsëri Qiellin me Tokën ose thënë ndryshe, Të Pasosmen!
Nga: Preng Molla