Skema e mardhënieve midis gjuhëve indo-europiane sipas Paul Heggarty është interesante për ne shqiptarët sepse nuk jemi të përjashtuar prej saj!
Kjo është skema e 18-të nga 19-të hartat, skemat , tablotë, e diagramat gjuhësore të paraqitura në studimin shkencor me autor J-P Demoule!
Në këtë skemë shumë dimensionale që mund të lexohet nga e majta në të djathtë, nga lart poshtë, nga e djathta në të majtë, nga poshtë lart, ne shqiptarët tani për tani duhet të kënaqemi që përveç përfshires në këtë skemë, kemi edhe përfshirjen brenda saj të dy dialekteve tona, Gegë e Toskë!
Duke e parë këtë skemë, ajo që mua më bën më shumë përshtypje është se; kur e shoh këtë skemë si të ishte një grafik, kjo skemë është shumë e ngarkuar me drejtëza, viza, segmente, kënde (të drejtë, të zhdrejtë,) katërkëndësha, katrorë, drejtkëndësha, kuba, paralelpipedë dhe në mes të skemës është gjuha shqipe duke i mbajtur mbi kurris të gjitha gjuhët, si Atllasi që mban në shpatullat e tija Globin (Tokën).
Nga: Preng Molla