Partizani bëri detyrën në “Niko Dovana” dhe fitoi 2-1 ndaj Erzenit, duke vazhduar luftën dhe bërë presion Tiranës për titullin kampion. “Demat” e kryeqytetit u treguan cinikë ndaj shijakasve, që bënë volum loje në pjesën e parë, por u ndëshkuan në fraksionin e dytë nga Da Silva dhe Hoti. Goli i Kahramanoviç nga pika e bardhë e penaltisë kishte vetëm vlera statistikore.
Diferenca bëhet në pjesën e dytë, me Partizani që gjen golin në të 60-tën me Da Silva, i asistuar me zgjuarsi me gjoks nga Telushi pas ekzekutimit të goditjes së lirë nga Rrapaj. Traversa shpëton të kuqtë në të 65-tën. Pas një harkimit të Mehmetit nga e djathta, topi u devijua dhe përfundoi në traversë.
Në të 84-tën, Sota u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por inferioriteti numerik nuk e pengoi Partizanin të shënonte golin e dytë me Engjëll Hotin në minutën e 86-të. Në minutat shtesë Kahrimanovic (90’+8) ngushtoi diferencën në 1-2 me penallti, por nuk pati më kohë që Erzeni të barazonte rezultatin.
Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 54 pikëve, 2 më pak se Tirana që udhëheq dhe luan nesër ndaj Kastriotit. Ndërkohë, Erzeni me 38 pikë, i komplikon pozitat në renditje, pasi në rast suksesi të Kukësit me Teutës do të zbresë në vendin e tetë.