Ka nisur punën ekipi i Task-forcës së autoritetit kombëtar të ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore përgjatë sezonit veror ku konsumi është dhe më i lartë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka qenë sot e pranishme për të ndjekur punën e kësaj task-force në bregdetin e Durrësit bashkë me kryetaren e Bashkisë Emirjana Sako.
Task-Forca e AKU për sezonin veror, e krijuar si pjesë e task-forcës kombëtare me urdhër të kryeministrit, ka nisur ne 26 qershor dhe do te jete aktive deri ne fund te shtatorit. Janë 100 inspektorë të ndarë në 35 grupe dhe të shpërndarë në të 12 qarqet. Masat do të kenë të njëjtën rëndësi si në zonat bregdetare ashtu dhe ato fushore e malore.
Pra intensiteti i vëmendjes do jetë si në bregdet në Durrës, Lezhë, Vlore apo Sarande, ashtu dhe në Tirane, Berat, Kruje, Shkodër, Korçë apo Gjirokastër. Nga analiza e riskut janë përzgjedhur 6000 subjekte të cilat do të mbikëqyren ku bëjnë pjesë hotele, restorante, pastiçeri apo supermarkete.
Objektivat kryesorë të këtyre kontrolleve janë këshillimi dhe garantimi i kushteve të duhura të tregtimit por ministrja Krifca bëri me dije se rastet e shkeljeve të përsëritura nuk do të tolerohen dhe do të referohen tek organet e drejtësisë.”
Objekt i kontrolleve do të jenë kushtet higjieno-sanitare, kushtet e magazinimit dhe tregtimit dhe zbatimi i legjislacionit përsa i përket sigurisë së produktit ushqimore. Task-Force do të jetë në terren deri në fund të Shtatorit , kohë që përkon me mbylljen e sezonit veror.