Duke u rritur me tregimet e Nastradinit tek po shfletoja zgjedhjet vendore të 14 maj 2023 në Shqipëri mu kujtua gozhda dhe lakra e Nastradinit…
Zgjedhjet vendorë janë administrative por me përsonat non grada dhe kandidatët e tyre në këto zgjedhje lënë për të dëshiruar se jemi vërtetë patriotë apo që e duam vendin tonë.
Bashkia Himarë ka vendosur si opozitë Fredi Bejleri për kandidatë.
Ky individ i shitur tek klanet Greke ka 35 vite që lufton në jug kundër atdheut të tijë mëmë dhe tani është momenti më i favorshëm që t’i verë flakën vendit.
Këtu mu kujtua Nastradini i cili shiti shtëpinë por me një kusht që një gozhdë tek dhoma e pritjes të mbetej e tija se e kishte amanet…
U pajtuan me blerësin sepse nuk e dinte se çfarë do ta gjente në vazhdim..
Nastradini punonte Kadi (gjykatës osman) dhe sa mbaronte punën kthehej tek shtëpia që kishte shitur dhe varte valadanin e gjykatësit tek gozhda dhe largohej pa përshëndetur askënd…
Vazhdoj gjatë kjo punë deri sa i zoti i shtëpisë që e kishte blerë nga Nastradini kërkoj t’i rikthehen paratë e shtëpisë dhe më pas Nastradini të bëjë ç’të dojë me gozhdën dhë shtëpinë.
Nastradini dihet që s’pranoj deri sa u çmend zotëria dhe e braktisi vetë shtëpinë ku Nastradini triumfues e grabiti atë…
Kështu po ndodh dhe në Shqipërinë e 14 maj 2023 ku prona dhe pushteti është marrë me dhunë por më e keqja është se shqiptarët e tradhtuar u detyruan të lënë vendin e tyre dhe tani në kohë paqeje sepse opozita braktisi zgjedhjet e mëparshme vendore ku Rama e shfrytëzoj më pas për të grabitur gjithëçka dhe tani situata është bërë dhe më keq…
Këtu ridel Nastradini i dy shekuj më parë përsëri por tani si eksplorator, madje Gjergj Luca me bustin e Nastradinit në Maliq ka bërë shumë mirë që e ka vendosur aty…
Sipas gojdhënave Nastradini fjeti në zonën e Korçës por u nis për më thellë duke kaluar gurin e kamjes për nga Mokra dhe u drejtua nga Përrenjasi.
Aty takoj një fshatar ku nisi ta kuklonte (gënjeshtra) nga format më të ndryshme të tij por më e madhja ishte se Nastradini po thoshte se në Stamboll kishte lindur një lakër ku bëheshin mrize (hije nga vapa) 300 kokë dele!!!.
Aha i thotë fshatari, nga këto kemi sa të duash dhe këtej…
Ashtu thotë Nastradini!!!.
Si çfarë p.sh?.
Po ja thotë fshatari, nga kjo zonë janë mbledhur me dhjetëra fshatra bashkë dhe po ndërtojmë një kazan të madh por ç’të të të them sa i madh po bëhet!!!.
Dre-dre thotë Nastradini.
Po për çfarë e doni gjithë atë kazan ju të varfrit?.
Po ja i thotë fshatari.
Për të zier atë lakren tënde nga anadolli!!!.
Nastradini i inatosur kthej gomarin e tij dhe duke folur me vete i tutfullosur iku duke thënë; Ec er dreq se këtu nuk na ecën rrena.
Kjo e dyta përsëri është si rroga minimale 900 euro e Ramës që për 10 vite e ropi vendin pa i hyrë gjemb në këmbë dhe përsëri si Nastradini del e mashtron sa herë ka zgjedhje…
Prandaj unë shoh përsëri një Shqipëri Nastradin dhe mbas dy shekujsh që gojdhënat e tijë u krijuan…
Ndofta ishte dikush me vizion që vuajtjet e popullit i imitonte më Nastradinin apo karagjozin apo Robin Hud apo Zorro…
Kjo shikohet qartë se Shqipëria do të mbetet gjatë e zhgënjyer, e mashtruar, e braktisur dhe në duart e Nastradinëve të saj të pangopur.
Nga: Fran Kamshi