Një mesazh ju është dërguar të gjithë shoqatave franceze, ndër ta dhe Shoqatës Mbretëria e Diellit Fr: (Association Royaume du Soleil) i cili bën thirrje për qetësi dhe mos pjesmarrje në demostrata.
Mesazhi i tij është “Mos e prek qytetin tim të bukur”, ndërsa Kryetari i Shoqatës Shqiptare në Francë Leon Molla i kthen përgjigje epike duke e vënë në dieni që populli shqiptarë është popull paqësor dhe jo i dhunshëm si i konsideroni ju.
Mesazhi i plotë mes dy Kryetarëve:
Përshëndetje Leon,
Bashkangjitur e gjeni komunikatën për shtyp të shoqatës sonë.
Situata në Francë është serioze dhe rrezikon, në të ardhmen të përkeqësohet më tej nëse protestuesit përdorin armë vdekjeprurëse.
Anëtarët tanë janë shumë të shqetësuar.
Disa humbin durimin dhe na telefonojnë natën kur individë të vendosur dhe shumë të dhunshëm ndezin zjarre rreth shtëpive të tyre.
Automjetet e tyre janë djegur.
Raportohet për sulme. Policia nuk u përgjigjet më thirrjeve pasi ato janë të shumta.
Zjarrfikësit janë gjithashtu të tensionuar.
Në disa raste kishim alarmuar dhe me postë në RAR si komisariatet e policisë, bashkitë e LYONIT, prefekturën e Rhône, shërbimet e Ministrisë së Brendshme e madje së fundi edhe presidencën pa marrë asnjë përgjigje konkrete.
E ardhmja e Francës mund të merrte një kthesë vendimtare nëse situata do të bëhej mjaft kryengritëse sa të ishte e paqëndrueshme nga autoritetet.
Transmetimet ndërkombëtare të informacionit na thërrasin.
Prej kohësh, ne kemi alarmuar për shenjat paralajmëruese të dhunës në LYON (për shembull në LA GUILLOTIERE) dhe për zgjerimin e vazhdueshëm të territoreve të humbura të republikës në Metropol dhe gjetkë në Francë.
Përshëndetjet më të mira
Zyra
Michael MARTEL
*** Përgjigja:
Përshëndetje Michel,
Shoqata Mbretëria e Diellit (l’Association Royaume du Soleil) nuk ka asnjë informacion deri më tani se mund të kenë marrë pjesë shqiptarë në demonstratat e dhunshme.
Shoqata jonë që përfaqëson shqiptarët e Francës do të bëjë thirrje që asnjë shqiptar të mos marrë pjesë në këto demonstrata të dhunshme.
Ne si shqiptarë dimë shumë mirë si të sillemi në situata të tilla.
Fjalën demokraci e njohim sot dhe më shumë se dy mijë vjet më parë, pasi shqiptarët janë trashëgimtarë të mbretërisë ilire.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Lyon apo në Francë do të jenë indiferentë ndaj çdo demonstrate.
Shoqata Mbretëria e Diellit (Association Royaume du Soleil) do të bëjë apel që të gjithë shqiptarët të mos marrin pjesë në demonstrata, sepse deri më tani nuk kanë marrë pjesë në to.
Shqiptarët janë kundër dhunës dhe prodemokracisë.
Përzemërsisht,
Leon Molla
President i shoqatës Mbretëria e Djellit
(l’Asociation Royaume du Soleil)
Mesazhi në këtë rast shkon për të gjithë Shqiptarët që jetojnë në Francë: Mos merrni pjesë në manifestime.