“Ta ndihmosh atdheun vetëm me fjalë nuk është asgjë!
Ta ndihmosh me punë dhe sakrificë është nder dhe mburrje”
Javën që e lamë pas e karakterizojnë dy ngjarje me rëndësi të shqiptarëve mërgimtarë. Me këtë rast duhet thënë me plotë mburrje se mërgata për ditë e më tepër po tregon gatishmëri që njohurit e fituara në diasporë sa më parë ti aplikojnë në fusha dhe lami të caktuara. Në “ Hotelin Sirius” u mblodhën mjekë nga shumë qytete evropian për ti shpalosur njohurit e tyre para kolegëve shqiptarë në Kosovë dhe anasjelltas ata Kosovarë paraqiten punime e tyre shkencore që me përkushtim i kishin përgatitur nergut për këtë Konferencë.
Albin Kurti në bisedë me delegacionin e federatës
Duke parë rëndësinë e këtij takimi Kryesia e federatës së bashku me Bordin Internacional të Federatës të kryesuar nga Kryetarja e kësaj federate zonja Dr. Aurora Dollenberg ne shoqërim të Kryetares së Degës së kësaj federate për Kosovën, zonjën Dr. Edita Sadriu si dhe Dr. Negjip Sopa dhe Dr. Bernarda Radonqiq dhe Gjergj Pashaj ,nga bordi Ndërkombëtar i Federatës vendosën që në këtë datë të organizojnë Konferencën e XVIII me radhë pasi interesimi ishte tejet i madh. Gjatë paradites të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua në Klan Arena edhe Kryeministri i republikës së Kosovës zotëri Albin Kurti si dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës zonja Liza Gashi.
Delegacionin e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë e vizitoi në këndin e kësaj Federate edhe Kryeministri Kurti ,ku për pak qaste morri informacione për aktivitetin e federatës nga Kryetarja Dr. Aurora Dollenberg e cila e njoftoi kryeministrin për rrolin dhe aktivitetet që ka zhvilluar kjo federatë në të gjitha vendet shqipfolëse dhe në shumë qendra evropiane , ku kjo federatë ka degët e saja. Edhe pse kryeministri ishte me agjent të ngjeshur prezantimi i aktivitetit të federatës nga ana e zonjës Dollenberg e bëri të dëgjoj me vëmendje dhe e ftoi për bashkëpunim dhe gjetjen e rrugëve që diaspora shqiptare të jetë e pranishme me kontribut në Kosovë me veprime konkrete dhe këshilla profesionale në fusha të mjekësisë. Zonja Dollenberg pa pritur asnjë minutë e njoftoj kryeministrin se sot pasdite në “Hotel Sirius” fillon punimet Konferenca e XVIII e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë ku punimet e tyre do i prezantojnë shumë mjekë nga Diaspora dhe shumë mjekë nga Kosova ,anëtarë të federatës sonë. Zoti Kurti e përshëndeti këtë aktivitet dhe nëpërmjet zonjës Dollenberg i përshëndeti të gjithë mjekët pjesëmarrës në konferencë dhe atyre iu uroi punë të mbarë. Përderisa paraditen e 18 majit e shoqëronte motoja.
“ Diaspora flet” pasditen do e shoqëroj slogani “Mjekësia evropiane flet shqip” që për temë qendrore kanë “Sëmundjet post Covid”. Sa herë që Federata organizon konferenca të tilla interesimi është tejet i madhe nga ana e mjekëve dhe studenteve të Fakultetit të mjekësisë. Nga 1000 të paraqitur për ti ndjekur punimet e konferencës vetëm 300 prej tyre iu është konfirmuar pjesëmarrja pasi salla ku do mbahet konferenca ka vetëm 300 ulëse. Kështu pohoi Dr. Edita Sadriu, kryetare e degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë për Kosovë.
Si zakonisht pjesa e parë i takon fjalëve përshëndetëse që këtë herë pjesëmarrësit u nderuan me nga një fjalë rasti nga Kryetarja e degës Zonja Dr.Edita Sadriu dhe Kryetarja e Federatës zonja Dollenberg për ti ftuar në foltore më pas dy personalitete të shquara në fushën e mjekësisë zotëri Dr. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës dhe Princeshën e Luksemburgut Zonjën Tessy Antony de Nassau , Specialiste e Mjekësisë Alternative, nene e katër princërve dhe Kapitene Ushtarake. Ne fjalën përshëndetëse ministri Vitia vlerësoj lart kontributin e federatës dhe zonjës Dollenberg e cila me një përkushtim të jashtëzakonshëm po përpiqet ti bëjë bashkë ekspertet e mjekësisë në diasporë dhe për të tretën herë në Kosovë po i bashkon mjekët dhe studentët për të diskutuar dhe këmbyer përvojat në fushën e mjekësisë. Edhe Princesha nga Luksemburgu në fjalën përshëndetëse e falënderoj zonjën Dollenberg për ftesën që sot ajo të jetë në mesin e mjekëve shqiptarë në Prishtinë dhe të këmbejnë përvojat me të tjerët në fushën e mjekësisë. Me një respekt të veçantë e përgëzoj ministrin Vitia dhe i uroj atij me të gjithë popujt e botës të cilët gëzojnë një mbrojtje shëndetësore nga shteti e kosovarët edhe pas 15 vite shtet formim nuk e gëzojnë këtë të drejtë. Punimet e Konferencës i përshëndeten dhe i uruan punë të mbar edhe , Fatmire Kollqaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar për shëndetësi në Parlamentin e Kosovës, Profesor Pranvera Selmani, prorektorë në Universitetit i Prishtinës, Edmond Hajrizi, Rektor i Universitetit UBT në Prishtinë, dhe Erdi Rexha , anëtar i bordit të studentëve vullnetarë në degën e federatës në Kosovë.
Përshëndetjet dhe motivimi për punë sikur i dhanë forcë mjekëve pjesëmarrës që sa më parë të kalojnë tek fillimi i pjesës së dytë ku mjekët do paraqesin punimet e tyre të përgatitura për prezantim në këtë Konferencë. Pjesën e dytë të konferencës e nisi Dr. Negjip Sopa, Specialist i Gjinekologjisë nga Danimarka i cili prezantoi studimin e tij:
“ Trajtimi i Infertilitetit dhe parandalimi i kancerit të gjirit” ,studimi i bërë në Danimarkë e që në konferencë zgjoi interesim tek pjesëmarrësit të cilët shtruan pyetje të ndryshme rreth studimit të Dr. Negjip Sopaj. Pytjet dhe përgjigjet e marra tregojnë që ky punim u mirëprit nga të pranishmit. Gjatë konferencës nuk munguan as lidhjet direkt nëpërmjet Zoomit që e bëri konferencën të jetë sa më e plotë me ekspert nga vende të ndryshme ku federata ka degët e veta. Nga Norvegjia u paraqit DR. Gazmend Berisha,Anestezist/ Reanimacion Palliativ dhe Urgjences në Norvegji: Doktorr Berisha shpalosi punimin e tij me temën :
” Parandalimi i PTSD Perinatale për gratë shtatzëna”, ndërsa nga Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër u paraqit Prof. Dr. Fadil Çitaku me temën Modeli i kompetencave të lidershipit/ Drenica. Tema që trajtoj Profesor Çitaku ishte e mirëseardhur për të pranishmit dhe u plotësua me shumë pyetje dhe përgjigje që morën të pranishmit në Konferencë.
Kosova për tema të tilla natyrisht se po dhe atë sa më ma parë ngase ligjërata të tilla mungojnë. Një temë që zgjoi interesim tek të pranishmit ishte ajo që prezantoi Dr. Bujar Gjikolli, Specialist i Radiologjisë dhe njëherë Dekan në Kolegjin ABC. Si çdo herë Doktor Gjikolli në çdo konferencë sjellë para të pranishmëve më të rejat në fushën e radiologjisë. Të interesuarve në pyetjet e shtruara iu përgjigj me argumentim të saktë shkencor.
The post Mjekët nga diaspora realizuan me sukses konferencën e XVIII-të europiane në Kosovë appeared first on Albinfo.