Michael Jacksoni pritet të portretizohet nga nipi i tij, Jaafar Jackson, në një film biografik të drejtuar nga Antoine Fuqua.
Filmi i titulluar thjeshtë “Michael” do të ofrojë rolin e madh filmik për 26-vjeçarin Jaafar, i cili është djali i dytë i tekstshkruesit, Jermaine Jackson – vëllai më i madh i Michaelit, raportoi The Guardian të martën.
Jaafar e ka përshkruar rolin si një nder të madh për të.
“Jam i përulur dhe i nderuar që të sjellë në jetë storjen e xhaxhait tim, Michael. Për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën, shihemi së shpejti”, ka shkruar ai në Twitter.
Michael Jackson vdiq në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.