Liverpool ka mposhtur me rezultatin e thellë 6-1 skuadrën e Leeds, në një nga ndeshjet e pakta spektakolare të ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp këtë sezon.
Mohamed Salah dhe Diogo Jota shënuan nga një dygolësh secili, ndërsa ndeshjen e zhbllokoi Cody Gakpo dhe e vulosi Darwin Nunez.
Kjo fitore vetëm sa e mban në vendin e tetë Liverpoolin, 9 pikë larg zonës Champions në Premier League.