Lindi u rrit dhe vdiq në Shën Gjergj të Merturit Bajraktari i Merturit, prijës legjendar i luftërave për liri të fisit tij. Një shekull jete e vuri në shërbim të lirisë, nderit dhe dinjitetit shqiptar. Luftoi kundër turqve, serbëve malazezëve, austriakëve dhe çdo pushtuesi që guxoj të shkelte Nikaj Merturin. Me djemtë trima të fisit tij luftoj edhe në Kosovë, Malt të Zi e deri në Shkup ku e thërriste zëri i atdheut. Udhëhoqi betejën e Qafës së kolçit, kundër ushtrive malazeze në vitin 1913. Rapsodi popullor e ka përjetësuar këtë betejë heroike me vargjet lapidare.
***
Qafa e kolçit po veton
Dalë Berisha po lufton
Shalë e Nikaj po i nimojnë
Dalë Berisha 300 shpi
Tunxh Miftari u ka pri.
***
Tunxh Miftari ky bajraktar e prijës heroik i Merturit, kurrë nuk bëri kompromis me pushtuesit apo me qeveritarët shqiptar që dëshironin të bënin zullume në Nikaj Mertur, Dukagjin e Malësinë e Gjakovës.
MEDIA INDEPENDENT