Sot në mbrëmje do të përcaktohen edhe skuadrat gjysmëfinaliste në ato që konsiderohet trofetë e vegjël të Europës.
Feyenoord pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me Romën synon të kualifikohet në Olimpico, duke ruajtur avantazhin e shtëpisë.
Ndërkohe në duelet e tjera çdo llogari është e hapur me Sevilla-United, ku ndeshja e parë në Old Trafford përfundoi me rezultatin 2-2.
Juventus do të përballet me Sporting pas fitores minimale në shtëpi. Bardhezinjtë kanë avantazhin e ndeshjes së parë, megjithatë kjo nuk i jep aspak siguri skuadrës së Allegrit.
Në duelin tjetër, Leverkusen sfidon belget e Unionit pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.
Edhe Confere League do të përcaktojë gjysmëfinalistët e saj. Fiorentina duket se ka hedhur një hap të sigurt drejt kalimit më tej pas fitores 4-1 në ndeshjen e parë ndaj Poznan për këtë detyra në shtëpi është shumë më e lehtë.
Çdo gjë mbetet e hapur në dy takimet e tjera West Ham-Gent dhe Nice-Basel me ndeshjet e para që përfunduan pa një fitues.
Ndërkohë Alkmar do të provojë përmbysjen me Anderlecht, me belgët që fituan ndeshjen e parë 2-0.