Roma e mbylli pjesën e parë në disavantazh 1-3 ndaj Sassuolos, si dhe me një lojtar më pak, pasi Marash Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq në fundin pasi goditi Berardin me shkelm. Ndërkohë, kryeqytetasit reaguan menjëherë me nisjen e pjesës së dytë dhe protagonist absolut ishte argjentinasi Dybala. I aktivizuar nga stoli, sulmuesi kampion bote realizoi një kryevepër.