










Juventus mundi minimalisht Interin 1-0 në derbin e Italisë, duke marrë tri pikë të rëndësishme në përpjekjen për të kapur të paktën një vend në kompeticionet europiane. Bardhezinjve u mjaftoi një gol i serbit Kostic për të siguruar fitoren, që ishte e para kundër zikaltërve në “San Siro” prej vitit 2019.
Të dy skuadrat vinin në këtë sfidë pas kualifikimit për në çerekfinalet e turneve europianë ku marrin pjesë. Nicolò Barella pati dy raste të mira në 18 minutat e para, por u ndal nga Wojciech Szczęsny në të dy rastet. Nuk e pati këtë mundësi André Onana në të 27’, kur Filip Kostić tundi rrjetën e tij. .
Atmosfera u bë më e zjarrtë në fushë dhe në tribuna pas golit, por ishte Juventus që e kërkoi sërish më shumë golin. Bardhezinjtë mbajtën ritmin edhe në pjesën e dytë, duke treguar edhe siguri në mbrojtje, duke ruajtur rezultatin deri në fund.
Inter tashmë e sheh veten në vend të tretë, pasi Lazio u ngjit në të dytin me fitoren në derbi kundër Romës. Kurse Napoli kryeson i qetë renditjen e Seria A, në kuotën e 71 pikëve, pas një tjetër fitoreje bindëse këtë të diel, 4-0 kundër Torinos.