Interi ka mbyllur 90 minuta gati perfekte në çerekfinalen e parë të Champions League të zhvilluar në Portugali ndaj Benfica-s, të cilat i mbylli me fitoren e pastër 0-2.
Zikaltrit dominuan pjesën e parë, duke zhvilluar një lojë të kujdesshme në prapavijë, ndërsa tentuan me anë të kundërsulmit të gjenin golin e parë, i cili erdhi me nisjen e pjesës së dytë.
Barella, ndoshta lojtari më i rëndësishëm i Inzgahi-t, realizoi golin e parë në minutën 51 pas një asisti të dhënë nga Bastoni. Pavarësisht golit, Benfica nuk mundi të reagonte dhe italianët shënuan edhe golin e dytë, të cilin e realizoi me 11-metërsh Lukaku.
Me këtë fitore, Interi kthehet i sigurt në shtëpi në ndeshjen e ardhme, e cila do të zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në San Siro.
Në ndeshjen tjetër çerekfinale të Champions, Manchester City shkatërroi 3-0 Bayern Munchen.