Inter e ka mbyllur Serinë A me një fitore në fushën e Torinos.
Një gol i Marcelo Brozovic i mjaftoi zikaltërve për të mposhtur vendasit dhe për të shkuar të qetë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, finalen e Champions League, kundër Manchester City.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi ngjitet në kuotën e 72 pikëve, në vendin e dytë të renditjes.
Të shtunën, në 10 qershor, Inter do të luajë përballë Manchester City për trofeun më ta lakmuar të futbollin evropian, Champions League.