Princ Preng Bib Doda u lind në vitin 1860 në Orosh, Mirditë dhe u vra me 22 mars 1919 në afërsi të Lezhës.
Preng Bib Doda jo vetëm që ishte Princi i Mirditës por dhe Zëvendëskryeministër (25 dhjetor 1913 – 03 shtator 1914), Ministër i Punëve Botore (14 mars 1914 – 20 maj 1914), Ministër i Punëve të Jashtme (28 maj 1914 – 03 shtator 1914), përsëri Zëvendëskryeministër 25 dhjetor 1918 – 22 mars 1919.
***
Preng Bib Doda, Princ i Mirditës, djali i vetëm i Bib Dodës i njohur në Perëndim me titullin Princ dhe në Lindje me titullin Pasha i cili udhëhoqi forcat e Mirditës në luftën e Krimesë që luftonin Përkrah forcave Franceze.
Preng Bib Doda që në moshë të re merret peng nga Porta e Lartë dhe kthehet në Atdhe në moshën 16 vjeqare, konkretisht në vitin 1876, merr pjesë në Lidhjen e Prizrenit dhe me 3 prill 1880 emërohet zëvendës i Hodo Pashë Sokolit për degën e Shkodrës.
Pak më vonë Porta e Lartë e internon në Kastamuni të Azisë së Vogël më pas u vendos në Liban.
Pas revoluconin Gjonturk më vitin 1908, Preng Bib Doda kthehet në atdhe me 18 shator 1908 dhe kjo ditë u shndërrua në një festë të madhe për mbarë Mirditën dhe Shqipërinë e Veriut.
Një vit më vonë u thirr në Francë dhe u prit me nderime të mëdha sepse francezët tek Princi i Mirditës shikonin një shpresë për të arritur qëllimet e tyre diplomatike për në Ballkan, pasi vetë Princi i Mirditës ishte Nuni i Perandorit Francez Luis Napoleoné-III.
Francezët kishin si plan që Princin e Mirditës ta shpallnin Mbret të Shqipërisë dhe të vendosnin kufijt sipas planit të vitit 1902 që e gjithë territori Shqiptarë të bashkohej në një.
Pas kthimit nga Franca Princi Preng Bib Doda mori pjesë dhe udhëhoqi Mirditorët në luftë kundër malazezëve.
Princi Preng Bib Doda bashkë me Arbëreshin Terenc Toçin me 26 prill 1911 formoi qeverinë e Mirditës dhe në prezencë të delegatëve të ardhur nga Malsia e Kosova shpalli pavarsinë e Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar në Kishën e Shën Markut në Bajrakun e Fanit, ky akt nuk u prit aspak mirë nga jugu i Shqipërisë, pasi këta të fundit nuk pranuan të merrnin pjesë, por një vit më vonë, konkretisht me 28 nëntor 1912 do të shpallnin Pavarsinë e Shqipërisë jo si ajo që u kërkua në Mirditë nga Princi Preng Bib Doda, por një pavarësi të një shqipërie të cunguar ku fatkeqësisht kishin bërë pazare me tokat shqiptare.
Në këtë pavarësi ishte ftuar dhe Princi i Mirditës i cili e refuzoj ftesën të ishte pjesmarrës në momentin e shpalljes së Pavarsisë, në vend të tij caktoi Dom Nikoll Kaçorrin, por përsëri Princi i Mirditës e mbështeti këtë pavarësi.
Dy vite më vonë iu priu forcave të Mirditës dhe Kosovës dhe shtypi kryengritjen e vitit 1914 të udhëhequr nga Haxhi Qamili, mori nën kontroll qytetin e Durrësit, po në mes të këtij qyteti vari në litar Haxhi Qamilin.
Më vonë i cili ndodhi në Shkodër u kap dhe u internua nga malazezët, për këtë internim pati reagime të forta nga Franca të cilët kërkonin menjëherë lirimin e tij, por në janar të vitit 1916 u lirua më forcë nga ushtria astro-hungareze.
Biseda e Princ Preng Bib Dodës me Princ ëeid në Durrës.
Princ Wied kishte thirrur në një takim Princ Preng Bib Dodën, Ismail Qemalin dhe Esat Pashë Toptanin.
Në bisedë e sipër, Princi Preng Bib Doda iu drejtua Princ Wied: Nëse ju doni të bëni shqipërinë dhe të jeni të qetë, të parin duhet të më vrisni mua, pastaj Ismail Qemalin dhe Esat Pashë Toptanin.
Me 24 janar 1919 Ismail Qemali u helmos në Perugja nga Italianët me porosi të francezëve dhe vdes.
Me 22 mars 1919 Princ Preng Bib Doda kur po kthehej nga Durrësi i shoqëruar dhe nga konsulli anglez Eden i zënë pritë në afërsi të Lezhës duke qëlluar me armë drejt veturës, Princ Preng Bib Doda vritet bashkë me disa shoqërues të tij, ndërsa konsulli anglez plagoset rëndë.
Vrasjen e bërën Cokajt nga Malësia me porosi të italianëve dhe të serbëve.
Me 13 qershor 1920 vritet në zemër të Parisit Esat Pashë Toptani nga Avni Rustemi i shtyrë ky i fundit nga patriotët shqiptarë.
Më në fund u realizua dëshira e Princit të Mirditës që ishte shtylla e Kombit shqiptarë, 3 herë kandidat për Mbret të Shqiptarëve, miku i madh i francezëve, austro-hungarezëve dhe anglezëve, njëkohësisht dhe Nuni i Napoleonit III-të të Francës.
Princi i Mirditës mendonte se vetë ai me dy të tjerët Ismail Qemalin dhe Esat Pashën ishin pengesa për fatin e Shqipërisë, pasi grindjet mes tyre ishin në dëm të Shqipërisë, por jo, dhe pas vrasjes së tyre, atentatet vazhduan, tradhëtitë ndaj kombit shqiptarë nuk pushuan së ndaluari, kjo gjë vijoi deri në ditët tona, ku mjerisht dhe sot Shqipëria ka tradhëtarët e saj që po lozin me fatin e Shqipërisë.
Asgjë nuk do mbetej nga Princi i Mirditës, kostumi Princëror i qendisur me fije ari, poashtu një shpatë ari dhe një shpatë tjetër prej argjendi, dy naganta po ato prej argjenti dhuruar nga Perandori Napoleoné-III i Francës do u zhdukeshin disa vite më vonë.
Kostumi i qendisur në Ar nga Francezët e bërë dhuratë gruas së Princit shoqëruar me shumë bizhuteri floriri dhe po ato u zhdukën.
Dimë vetëm për kostumin e Princit që iu dhurua Hrushovit nga Diktatori E. Hoxha, për të tjerat asgjë nuk dihet se ku përfunduan.
Gjithësesi figura e Princit të Mirditës mbetet një figurë e madhe e historisë së Kombit Shqiptarë i cili në një periudhë zuri faqet e para të shtypit Francez, ndërsa sot flitet shumë pak për të, por jam i bindur se përsonaliteti i tij do të vlerësohet dhe do të nderohet për kontributin e madh që ai ka dhënë për qështjen Kombëtare.
Nga: Leon Molla