Raportohet se një aksident i rëndë ka nodhur mbrëmjen e djeshme në rajonin e Lombardisë. Dy të rinj 15-vjeçarë kanë humbur jetën nën shinat e trenit, ndërsa po kapërcenin binarët. Aksidenti ka ndodhur në stacionin e trenit San Pietro Berbenno, në rajonin e Lombardisë, përcjell albinfo.ch.
I riu nga Kosova, Meriton Ajeti, 15 vjeç, është një nga dy viktimat e kësaj tragjedie në stacionin Pietro Berbenno.
Së bashku me shokun e tij, Manuel Gabriel Tejada Reyes, kanë kapërcyer murin rrethues të stacionit duke evituar nënkalimin për udhëtarët, zgjedhje që u ka kushtuar me jetën.
Sipas mediave italiane, një tren tranzit, i cili po ecte në ato çaste me një shpejtësi 80 kilometrash në orë, nuk ka mundur të ndalojë në kohë për të evituar tragjedinë.
Dy të rinjtë humbën jetën pas një ditë argëtimi në Luna Park.
Kjo ngjarje e rëndë ka prekur banorët e Sondrios, e gjithë komunitetin e shqiptarëve që jetojnë atje.
The post Goditet nga treni, 15-vjeçari shqiptar nga Italia humb jetën appeared first on Albinfo.