Shqiptarët janë i vetmi popull që politikisht janë të diskriminuar sepse shteti i tyre amë, Shqipëria, identifikohet përmes ngjyrës së lëkurës, sepse bota e njeh Shqipërinë si Albani, vendi i njerzëve të bardhë (shteti, nacioni) dhe shqiptarët, albanëzë që do të thotë njerëz të bardhë!
Shqiptarët janë shqiptarë sepse flasin shqip dhe jo se janë të bardhë! Shqiptarët e quajnë veten shqiptarë, dhe më të drejtë sepse në flamurin e tyre kanë një shqipe, (shqiponjë) në sfond të kuq që në origjinën e saj simbolizon dashurinë!
Më parë kam shkruar se shqiptarët identifikohen me emra të ndryshëm në vende të ndryshëm si në Greqinë e sotme, Arvanitas, në Itali, Arbëresh, në Turqi e përreth saj Arrnautë, etj. Po kush i ka identifikuar shqiptarët, dhe ku janë identifikuar shqiptarët sipas ngjyrës së lëkurës?!
Përgjigja është Egjipti i lashtë!
Prova e parë arkelogjike është Faraoni Djezer që i përket Dinastisë së tretë të Egjiptit të vjetër rreth 2600 vite p.e.s! Në artefaktin e gjetur të Faraonit Djeser kemi vetë Faraonin djezër me plis të bardhë në kokë i shoqëruar me gruan e tij dhe një fëmijë! Përveç kësaj në këtë artefakt kemi edhe një emertim të dytë për të “Dielli artë”!
Artefakti i Faraonit është gjetur në Piramidën e tij “Piramida me shkallë” që gjendet në Sakara (Saqqarah) të Egjiptit! Nga porta kryesore e piramidës 6 metra të lartë që është bërë nga jugu i piramides, me të njejtin drejtim me rrjedhën e lumit Nil për të vazhduar për në qendër të piramidës, ku është gjetur edhe artefakti në fjalë, ka një tunel plot 54 metra i gjatë dhe vetum një metër i gjërë i mbajtur mbi 40 kollona me hulli ose siç quhen ndryshe “kollona dorike” deri tek 6 sallat në qendër të piramides! (Dorët dihet se kush janë!) Po ashtu edhe Homeri, Egjiptin e vjetër nuk e ndan nga bota tjetër gjeografike ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët që i emertonte Pellazgë!
Përveç Albanisë së Gadishullit Ballkanik kemi edhe Albaninë e Kaukazeve që me thënë të drejtën spekullohet dhe abuzohet shumë me të kur vjen fjala të flasim për origjinën dhe identitetin e shqiptatëve!
Ja edhe prova e dytë që njerëzit me lëkurë të bardhë quhen Albanezë!
Në identifikimin policor të policisë franceze, një njëri i bardhë identifikohet si kaukazian, pra albanez!
Dhe konkretisht në një emision të RTV shtetëror francez mësova se si policia franceze i dha fund zgjidhjes proplematike të rrembimit të çantave të dorës dhe thyerjeve të shtëpive e vilave të Parisit nga romët e Rumanisë të cilët kishin një gjuhë disi të veçantë me romët e tjerë ku gjatë komunikimit të tyre me njëri-tjetrin dhe komunikimin me ustallarët e tyre që i drejtonin dhe organizonin nëpërmjet komunikimit telefonik, përdornin jashtë mase fjalën albanez, dhe në të gjitha trajtat e saj!
(Dihet se policia franceze duke dëgjuar fjalën albanez sigurisht do të merrej me shqiptarët
Meqë puna identifikuse e policisë franceze me shqiptarët u doli shqerrë, ata i dhanë hapësirë sociologjisë dhe në bashkpunim me shtetin rumun filluan anketën identifikuse në Rumani!
Autorët për të cilët interesohej policia franceze i përkisnin një fisi të madh egjiptjan të mbyllur hermetikisht nga ana gjuhësore e kulturore e që gjatonte në mijëra vjet dhe i përkiste fiseve nomade, të Egjiptit që ne shqiptarët i quajnë (identifikojmë) si endacakë, bredhacakë, ardhacakë etj. Dhe kur i biem shkurt i fusim të gjithë në një thes duke i quajtur Rrom! (Kështu bëjnë edhe të tjerët me ta!)
Pra në Egjiptin e vjetër që për mua është djepi i kulturës bashkë me Gadishullin Ilirik(ose siç quhet sot Ballkanik) si dhe djepi i besimit, njerëzit e bardhë i kanë quajtur albanezë pa përjashtim që do të thotë ndryshe, europianë!
Ky identifikim i shqiptarve si europjanë vjen sepse Europa (në mitologjinë e ashtuquajtur greko-romake ka tjetër identifikimin) që në të vërtetë është shqiptare dhe është bija jonë
Edhe ata që përdorin termin identifikues albanez, europjan, e përdorin për të treguar se jemi ndryshe!
Sot identifikimi i shqiptarëve si albanezë nga pjesa tjetër e botës, nuk është të paktën që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri më sot i dobishëm dhe frutdhënës për ne shqiptarët.
Pra shqiptarët janë shqiptarë sepse flasin shqip, por jo, se janë albanezë! Albanezë janë të gjithë ata njerëz që kanë lëkurën e bardhë! Një përcaktim identifikues me referencë fillimet e civilizimit egjiptjan (Egjiptin e vjetër), thënë ndryshe një identifikim me përcaktues që origjinën e ka nga kulturat arkaike dhe kjo përcjellë paragjykim dhe është dëmtues për ne shqiptarët!
Gjuha dhe familja shqiptare!
Për të bërë lidhjen e duhur në mes gjuhës dhe familjes, detyrimisht duhet ti drejtohemi njeriut si komponent dhe mbartës i këtyre dukurive që janë më të spikaturat tek qenia njerëzore!
Njeriu në vetvete nuk është gjë tjetër veçse informacion dhe transmetim informacjoni.
Baza e informacjonit të njeriut është ADN-ja e tijë! Format e tjera që përdorin politikat për qëllimet e tyre, të qojnë asgjëkundi si ngjyra e lëkurës së njeriut që në vija të trasha janë 4-tër ngjyra, ngjyra e bardhë, e zezë, e verdhë, dhe e kuqe. Edhe grupet e gjakut tek njeriu janë 4-tër grupe gjaku, grupi A, B, AB, dhe 0-ro (zero). Në shumëzimin e njeriut nuk ka asnjë pengesë as prej ngjyrës së lëkurës dhe as prej grupit të gjakut!
Edhe ADN-ja e njeriut ka 4-tër letra që janë A.T.G.C.! Por këtu gjërat janë pak si ndryshe!!
Paleontologët mendojnë se përpara 160 milion vitesh mbas integrimit të gjenomit peg-10 në ADN-në e gjitarëve, gjitarët filluan të shtohen me të vegjel dhe jo më me vezë, dhe të vegjëlit e tyre ti ushqejnë me qumësht që e prodhonin nga lëkura e tyre!
Gjenomi peg-10 është një gjenom me origjinë virusale dhe i ardhur nga hapësira që mund ta quajmë pa frikë; gjenomi i dashurisë! (gjenomi peg-10 është virus + proteinë i shtuar dhe integruar në ADN-në e gjitarit!)
Radhitja e radhës së letrave të ADN-së së fosileve bëhet përmes Orës molekurare.
Për të kuptuar më mirë rëndesinë që ADN-ja ka tek jeta njeriut, po sjell këtu studimet e fundit të bëra tek njeriu tradicional e paqësor që quajtur ndryshe njeriu Neondartalian. Arsyeja e zhdukjes së tij ka qenë shartimi në ADN-në e tijë për shkak të mungesës së vidaminës “D” (vitamina e Diellit, këtu jemi në periudhën e akullnajës) e një proteine që shkencëtarët e kanë pagëzuar FoxB2 e cila ka bërë që letra A që është letra e inteligjencën së ADN-së është shëndërruar në letren T! Mbas këtij ndryshimi në rradhitje e letrave të ADN-së së Neondartalit, ka lindur gjuha dhe është zhdukur njeriu Neondartal!
Pra Dashuria dhe gjuha janë prodhime aksidentale, prandaj është i vështirë edhe përcaktimi i origjinës së tyre!
Njerëzit e sotëm sipas shkencêtarëve kanë një diferencë deri në 5% të gjenomit në ADN-në e tyre, kur dihet se 95% e ADN-së së njeriut është e fjetur!
Pra ADN-ja e njeriut në vetvete është gjuhë, është komunikim, që ka brenda saj edhe dashurinë!
Komunikimi midis njerëzve bëhet përmes fjalës(gjuhës së folur) dhe gjestit (gjuhës së trupit)
Nga këto dy të dhëna shkencore që gjitarët kalimin nga shumëzimi me vezë në shumëzimin më të vegjël, u arrit me ingjektimin e një virusi të ardhur nga Universi, dhe për të lindur gjuha u desh të zhdukej njeriu Neondartal, tregojnë qartë se ndryshimet janë gjithmonë të dhimshme! Por për Natyrën nuk ekziston dhe nuk ka dallim e mira nga e keqja dhe as ekziston ky dallim për të!
Njeriu është pasardhës i gjitarëve dhe gjithashtu sipas shkencës së antropologjisë rreth 4% e gjenomeve të njeriut të sotëm (njeriut Homo sapiens) janë të trashëguara nga njeriu Neandartal! Pra kjo tregon që në ADN-në tonë po të arrijmë t’a lexojmë ashtu si duhet, aty kemi librin e historisë së Tokës dhe Universit ku bën pjesë edhe njeriu dhe historia e tij!
Pra gjithçka është e shkruar brenda nesh dhe gjendet brenda nesh!
Për të shpjeguar, kush është familja shqiptare dhe cili është shkaku i tkurrjes së popullit shqiptar, në vend që të shtohet, është tkurrur, nuk mund të anashkalojmë rolin që ka luajtur familja në fatet e popullit shqiptar!
Shqiptarët janë një popull indio-europien që tradicionalisht baza e familjes është monogamia (një burrë me një grua)! Në familjen shqiptare ka qenë i ndaluar inçesti, devijimet seksuale (seksi brenda një gjinie) si dhe seksi me kafshët! Nuk lejoheshin tradhetia bashkshortore dhe martesat brenda gjakut deri në 7 breza (kjo erdhi mbas epidemive të murtajës ku njerëzit e dijes, klerikët e kohës, vunë re se njerëzit që rridhnin nga martesat me lidhje gjaku të largëta në rrang gjeneracioni ishin më të rezistushëm ndaj epidemisë së murtajës).
Si dhe lojrat seksuale me fëmijët ishin rreptësisht të ndaluara! Ndëshkimi ndaj pedofilisë në botën shqiptare është ekzemplar!
Në familjen tradicionale shqiptare nuk kemi pasur në kulturën tonë të hershme ndërhyrjen mekanike në organet gjenitale! Etj.
Në kulturat e tjera rregullat e krijimit të familjes janë ndryshe nga ato shqiptare! Martesat kanë si kusht prioritar virgjërinë dhe martesën brenda gjakut! Në konceptin e tyre kulturor ka: “i joni, i huaj”! Në kulturën e famijes shqiptare ka: i shtëpisë, i fisit, shoqi, miku, i panjohuri! Termi “i huaj” përdoret më tepër nga fëmijët dhe kjo është e natyrshme!
Shqiptari i shkon shqiptarit për gëzim, për hidhërim, për qef, për mërzi, për ndihmë, për hua, (huaja jepet nga shqiptari pa interes) etj.
Këtu nuk po flasim për martesat me dashuri të cilat ekzistojnë vetum në kulturat indo-europoane, në kulturat e tjera janë thjeshtë martesa interesi, material ose politik!
Martesa në familjen shqiptare nuk ka konvertim të detyruar kultural siç ka në kulturat e tjera familjare!
Konvertimi familjar dhe gjuhësor i shqiptarëve ka qenë thjeshtë asimilim! Dhe këtu duhen kërkuar edhe shkaqet e tkurrjes së popullit shqiptar! Me këto studime merret shkenca e Antropologjisë!
Nga: Preng Molla