Duke parë politikanet tanë këto tre dekadat e fundit ne Shqipëri kuptohet menjëherë se nga kush u përzgjodhën që të vinin në pushtet.
Është e njohur thënia e Ramiz Alisë ku shprehët hapur në mbledhjen e grupit intelektual të 2 gushtit 1990. “Baballarët e tyre i kemi vrarë me kohë dhe assesi nuk duhet lejuar dhënia e pushtetit në duart e të persekutuarve”.
Por problemi qëndron së gjenerali R. Alia s’po dinte se kujte do ja vinte këmborën.
Mu kujtua një tregim që kam dëgjuar përpara vitëve 90 nga një i moshuar në Mirditë.
Një gjeneral ushtrie bashkë me brigadën e tij po shkonte në frontin e luftës.
Gjatë rrugës dalloj një stan ku mendoj të kalonte natën me ushtrinë ku me këtë rast do të bënte dhe furnizimin e ushtrisë me mish e gjalpë.
Qobani u tregua i gatshëm t’u shërbente dhë gjeneralit i afroj krevatin e tij për të fjetur ndërsa ushtria ngriti çadrat tek stani jashtë.
Pas u ulën të flinin qobanit ju shijuan shumë rrobat e gjeneralit të cilat s’pushonte së lëvduar si: Sa të bukura! Sa krenar do isha sikur ti vishja vetëm njëherë etj.
Gjenerali iu përgjigj se nëse dëshironte qobani mund dhe të shkëmbenin rolet dhë se në unë jam gjeneral për ushtrinë dhe qobani ishte gjenerali i bagëtive.
U bind qobani dhe i veshi rrobat, ku nga gëzimi .
Gjenerali i sqaroj ca detaje ku nuk duhej të fliste shumë por duhej vetëm të bënte me shenjë si përpara, prapësohuni etj.
Ndërsa vetë u vesh si qoban pa rënë në sy të ushtarëve, lere që ushtria nuk guxonte për ti hedhur sytë gjeneralit.
Qobani gjithë krenari prej rrobave doli nga stani dhe ushtria sapo e pa u ngritën shpejt e përshëndetën triumfalisht dhe u përgatiten për rrugës drejtë frontit.
Gjenerali qoban hypi mbi kalë dhe ushtria u nis ku mbas gjashtë orësh arrijnë në frontin e luftës ku do të bëhej përballja.
Ushtria e rreshtuar për sulm priste vetëm urdhrin për sulm por qobani qoban mbetet dhe siç bënte me bagëtitë ku printe gjithmonë i pari dhe në ushtri bëri të njëjtën gjë.
U vërsul i pari në luftë ku ushtria kundërshtare e dalloj mirë kostumin e gjeneralit por më trurin qoban, kështu që ja mbështollen me batare plumbash duke e lënë të plandosur për tokë.
Më pas ushtria u detyrua të bënte tërheqje taktike për të shpëtuar gjeneralin duke e dërguar të spitali ushtarak për ta shpëtuar nga vdekja.
Gjenerali qoban kishte marrë shumë plumba por njëri ishte më i rrezikshmi sepse ishte në kokë.
Doktori bëri të pamundurën të ja hiqte plumbin nga koka pa i lënë pasoja gjeneralit sepse pranë tij ishin oficerët e ushtrisë të cilët çdo çast i thonin Doktorit <Më shumë kujdes ta operoni gjeneralin, pa i prekur trurin sepse brenda trurit të gjeneralit është e gjithë strategjia e fitimit të luftës>.
Këtu gjeneralit i vijnë ndjenjat dhe e kuptoj sa budalla ishte bërë.
Kishte lënë stanin për të ngrenë plumbin.
Nga që kishte shumë dhimbje, i drejtohet doktori; Aman të keqen bëj punën tënde dhë hiqeni atë plumb, sa për trurin mos e vrisni mendjen se trutë i kam lënë tek stani.
Oficerët përsëri kujtonin se po fliste përqark gjenerali.
Qeveria moniste e Ramiz Alise kishte shpallur falimentimin dhe për të mos e lëshuar pushtetin vendosi Nanon dhë Berishën ku ishin më keq se qobani. Më pas erdhi 1997 si drejtim i qobanit i cili pasi i futën trutë e gomarit(nano-berisha) sollën ne pushtet qobejtë Meta-Rama ku shkaterruan gjithëçka Shqipëria duke i dhënë me konçesion pra Shqipëria një euro.
Mbas gjithë atyre luftërave qobani është në pushtet dhë vazhdon të bëjë budallallëqe por shqiptarët besojnë se flet pëçark sepse është në kllapi gjenerali !!!!.
O popull zgjohu, hapni sytë dhë mos vraponi mbas atyre qobejve të cilet vranë dhë vodhën 30 vite rresht pa ju hyrë gjemb në këmbë.
Gjithë bota zien dhe po proteston ndërsa në Shqipëri po ata që ishin në diktaturë, po ata janë dhë në pluralizem.
Si gjykata si reforma zgjedhore si ndarjet administrative si mediat janë të kontrolluara nga politika e korruptuar dhe nga oligarkët e lidhur me pushtetin e me krimin.
Nëse nuk ka ndërgjegjesim qytetar se në duart e kujt ka rënë drejtimi i shtetit shqiptar, atëherë do të shohim fundin e kombit tonë.
Nga: Fran Kamshi