Shekulli i XXI-të ka mundësi të bëhet shekulli i të vërtetave historike por Shqiptarët përsëri mund të mbeten në qiell të hapur ose më saktë nën një qiellë të boshatisur! Shkencëtarët e gjuhësisë, arkeologjisë, antropologjisë fizike, mitologjisë me arritjet e tyre kanë bërë që historianët të pranojnë se kultura e Qeramikës Linare midis 5500 e 4900 p.e.s. që përfshinte të gjithë Europën dhe shtrihej nga deti i Zi në Atllantikë dhe nga Alpet në Balltikë, lindi në Ballkan sipas historianit Jean-Paul DEMOULE dhe referencave të tij shkencore që do të shkrihej si kripa në ujë rreth viteve 4250 para erës sonë! Ky përfundim skencor është i pa saktë për ne shqiptarët! (Për saktësim këtë vepër historike e kam marrë seriozisht se është bërë një referencë politike për politikën dhe zgjidhjet politike në Gadishullin Ballkanik)Atëherë!
Kultura e Qeramikës Linere thënë në shqip kultura e vorbave, kuçave, (enëve të dheut, botës) dhe qerepëve të cilët zbukurimet e tyre nuk shkonin më tej se vizimet dhe rrexhat (rubanët) i përkasin periudhës néolithique të Europës! Pra përpara ardhjes së ardhacakëve Grek, Sllavë, Indianë, Tokarien, etj.etj!
Por ç’farë thotë vendlindja ime lagjja Bulshë, fshati Malaj, dhe zona e Kthellës së Mirditës rreth kësaj kulture, kultura e Qeramikës Linere qe u përhap në të gjithë Europën!
Në konceptin Kantian për të qenë sa më saktë në procesin e njohjes së pari duhet ti drejtohesh vehtes tënde dhe konkretisht;
Të gjithë bashkëmoshatarët e mi kanë ngrënë mish thiu (derri) me lakna (lakra) të zeza të ziera në vorba pa veshë apo kuça me një vesh apo dy veshë (verixha) derisa komunizmi n’a modernizoi me tavat dhe tenxheret e aluminit e të xingut si dhe bukën e pjekur në qerepë! Pra deri në fund të shekullit të XX-të të e.s. kultura e Qeramikës Linere ka ekzistuar në vendlindjen time Malaj, Mirditë! Shqipëri (Albani)!
Ky konstatim vërtetohet edhe me toponimet e saja në Bulshë (në vendlindjen time) si kodra e botës, (bota qyhej Dheu, balta me të cilën bëheshin vorbat, kuçat, qerepët) Bota e Shqalshe! etj. Kurse gjyshja ime e merrte botën e qerepëve të cilën e përziente me kmenë (leshi dhisë quhet kështu) për të bërë qerepë tek “ara e Zefit” që ndodhej përtej zallit ku në linjën hapësinore (ajrore) nuk ishte më larg se 200 metra nga shtepia ime!
Këto saktësime janë shumë të rëndësishme për tu precizuar sepse kultura materiale e një populli përcakton edhe gjuhën e folur prej tij! Pikërisht unë kam folur e vazhdoj të flas Gegnisht ashtu si gjyshja ime që bënte qerepë e enë prej balte (bote) të cilat i zbukuronte me vizat që i hidhte mbi to! Pra kultura e Qeramikës Linere ka marrë fund në ballkan kur gjyshja ime ka ndërruar jetë o shkencëtarët dhe ju o historianët e politikanët e Europës!
Duke u nisur nga këto fakte dhe faktit tjetër të vërtetuar nga të dhënat e arkeologjisë përmes rezutateve të të dhënave të ADN-së, se kultura e Qeramikës Linere në Ballkan (Gadishullin Ilirik) ka nisur 1000 vite përpara se të përhapej në të gjithë Europën del se gjuha shqipe, Gegnishja( gjuha e gjyshes time) është folur që në neolitin e hershëm 7500 vite para erës sonë që duke i shtuar edhe 2000 vite të erës sonë i bie që të paktën Gegnishja sipas referencave të fundit të shkencave moderne të jetë folur 9500 vite më parë dhe komunistat shqiptarë ta mohonin shkrimin e saj përmes standartizimit të gjuhës shqipe!
Kur shqiptarët mohojnë vetë gjuhën e tyre dihet se ç’farë pritet nga kundërshtarët dhe armiqtë tuaj historikë!
Për ta bërë më të qartë këtë artikull po sqaroj për ata që nuk e dinë se ç’farë është periudha neolithike (neolitike) në Europë!
Periudha neolitike në Europë nis me “sendentirizimin” e njeriut thënë shqip nguljen e njeriut në një vend të caktuar dhe kufizimin e tij (vendosjen e kufijve) për tu marrë me bujqësi e blektori. Pra përkon me lindjen e pronës private kultivimin e bimëve bujqesore e zbutjen e kafshëve të egra! Pra perioda neolitike fillon me kultivimin e të lashtave (grurit, elbit, tërshanës etj) dhe zbutjen e kafshëve të egra dhe pikërisht me Thiun (derrin e egër) për të vazhduar me gjedhet e pastaj dhitë e me radhë! Njeriu i neolitit të “Ballkanit” filloi të punonte arat e bashtenat e të zbuste kafshët e egra i pari në Europë dhe të dhënat e fundit shkencore kanë treguar që ballkanasit e hershëm ose ilirët më saktë shqiptarët, njihnin edhe procesin e kastrimit (heqjen e topeve) tek kafshët që ato të bëheshim më të buta e më punëtore e mishdhënese që këtë proçes të ushtruar tek kafshët dhe do të përhapej në të gjithë Europën.
Arrdhacakët, kur erdhën në Gashishullin Ilirik që i ndërruan edhe emrin duke e thirrur Gadishulli Ballkanik banorëve vendas autoktonas për t’i zhdukur nga vendlindja e tyre ushtruan mbi ta edhe proçesin e kastrimit të mësuar nga ushtrimi i tyre në kafshët e punës e të mishit!
J’a pra e vërteta historike e politike e shqiptarëve të Gadishullit Ilirik (Ballkanik) dhe e kulturës së Qeramikës Linere dhe fillimit të të folurit të gjuhës shqipe duke u bazuar në të dhenat dhe argumentat shkencore!
Nga: Preng Molla