Sërish ka patur protesta të dhunëshme gjatë natës në Francë, protestat kanë shpërthyer pas vdekjes së një 17-vjeçari Nahel, i cili u qëllua për vdekje nga policët.
Gjatë orëve të para të mëngjesit protestuesit kanë sulmuar shtëpinë e kryebashkiakut të qytetit të vogël L’Île-Rose, afër Parisit.
Fillimisht protestuesit kanë dërguar një makinë pranë banesës së kryebashkiakut Vincent Jeanbrin dhe më pas i kanë vënë zjarrin.
Flakët janë përhapur menjëherë, gruaja e kryebashkiakut dhe një prej fëmijëve të tij kanë mbetur të plagosur nga ngjarja.
Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme franceze, dje janë lënduar 45 policë, janë djegur 577 automjete dhe 74 objekte, ndërsa janë regjistruar 871 zjarre në rrugë.