• VIDEO
  • PODCASTE
  • NEWSLETTERS
  • IMPRESSIUM
  • RAPORTO
Media Independent
SUBSCRIBE
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
Media Independent
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
Media Independent
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet

Eksportet në krizë, shkaqet dhe sektorët që rrezikohen

20 Prill, 2023
në Ekonomi
eksportet-ne-krize,-shkaqet-dhe-sektoret-qe-rrezikohen

Eksportet ka pësuar rënie të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me një vit më parë. Kryetarja e Këshillit drejtues të Shoqatës së Prodhuesve Ilda Baraj, eksportuesi i bimëve medicinale Xhevit Hysenaj, ish-zëvendësministri i Financave Elton Haxhi dhe eksperti Albert Gajo kanë diskutuar në A2 Business shkaqet dhe pasojat e kësaj krize në eksporte.

Sipas Barajt shkaqet kryesore lidhen me produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe rritjen e kostos bazë. Ajo thekson se vendi ynë ka humbur territor edhe në tregjet rajonale, ndërsa largimi i stafit të trajnuar është një tjetër problem.

“Lidhen me produktiviten dhe konkurueshmërinë që made in albania ka në tregje. Përpos euros ajo që nuk u cek është mungesa e konkurueshmërisë në raport me koston e prodhimit që ne kemi si vend në krahasim me rajonin janë lëndët djegëse, 30-35% zihen nga energjia e lëndët djegëse që në raport me rajonin jemi jo konkurrues paguajmë 23-34% më shumë për të njëjtin konsum. Kemi një vit që bëjmë një luftë të vazhdueshme për përjashtimin e prodhuesve nga akciza e gazit nuk kemi skemë rimbursimi për këtë akcizë. Taksa non sens që nuk i ka asnjë vend i rajonit s ai takon prodhuesve. Për çdo konsum nafte vetëm për perimetrin e brendshëm të fabrikës ne paguajmë një taksë rrugore. Të gjitha këto bashkë ne paguajmë dyfishin e kostos së prodhimit. Ne kemi humbur territor në ato që dikur kanë qenë tregjet tona se Kosova, Mali i zi, kurse Italia kemi vite që nuk e prekim. Rritja e infrastrukturës për trajnimin e stafit të cilët pasi trajnohen tek ne ikin në vende të tjera. Kemi në fabrika 32% rritje të busta-pagave. Qeveria të shohë kodin e punës se është ende ai i ’94-ës”.

Rënie të eksporteve me 30% ka pësuar edhe tregu i eksporteve të bimëve medicinale. Eksportues Xhevit Hysenaj thekson se për shkak të rritjes së kostos terreni po zihet nga vende të tjera si Turqia dhe vende të tjera të rajonit

“Eksporti i bimëve medicinale është në një nivel më të ulët ka një rënie me 30% në krahasim me tremujorin e parë. Për shkak të rritjes së kostos, po zënë terren Turqia dhe vende të tjera të rajonit, duke u futur në ato bimë që ne eksportonim për SHBA e Europë. Deri tani kemi pasur favor që janë qenë të egra kurse tani të kultivuara. Eksportet 23% në Gjermani dhe 31 % në SHBA për vitin 2022. Nga 2014-18 pati rritje e dyfishim të eksporteve falë subvencioneve të qeverisë. Ne nuk po jemi më konkurrues në tregjet në SHBA dhe Gjermani për shkak të subvencioneve dhe rritjeve të kostos. Ne për 3-4 muaj nuk i përballojmë dot kostot bazë pa shtuar koston e energjisë, fuqisë punëtore dhe plehrat. Bimët aromatike mjekësore nuk përdorin naftë janë punë me krahë. Ne nuk kemi probleme me fuqinë përpara”.

Për ish-zëvendësministrin e Elton Haxhi, nëse nuk shfrytëzohen eksportet nuk mund të ketë rritje ekonomike.

“Shqipëria si treg i vogël nuk mund të ketë rritje të mirëqenies pa rritur eksportet. Nuk mund të rrisim konsumin e brendshëm në një shkallë të tillë që të përballojmë kërkesat e qytetarëve për rritje të mirëqenies. Eksportet nëse nuk shfrytëzohen nuk do të japin pritshmëritë në rritje ekonomike. Problemi kryesore janë strukturore, investimet në teknologji e novacion dhe kjo na bën që shpresën ta kemi te bujqësia, turizmi dhe shërbimet. Në të gjitha analizat e debatet nuk është se Shqipëria ka një pritshmëri në industrinë e rëndë. Ne jemi eksportues të produkteve që kanë kosto të lartë pune. Nuk shoh ndonjë diferencë të madhe nga viti i kaluar. Euro është problemi kryesor se gjysma e faktit është për shkak të rënies së euros”.

Ndërsa për ekspertin Albert Gajo sektorët më të rrezikuar janë industria e këpucëve, tekstilet dhe agro-bujqësia.

“Industria e këpucëve, tekstilet dhe ajo që lidhet me agro-bujqësinë dhe mineralet janë më të rrezikuara që nuk kanë peshë të madhe në tregun shqiptar dhe perspektivën e kanë në tregun e eksporteve. Këto sektorë do të kenë vështirësi kur kosto po rriten”.

Të rekomanduara

kusht-per-anetaresimin,-bizneset-do-te-paguajne-per-mbetjet-e-gjeneruara-nga-produktet-e-tyre
Ekonomi

Kusht për anëtarësimin, bizneset do të paguajnë për mbetjet e gjeneruara nga produktet e tyre

26 Tetor, 2023
1.2k
qeveria-i-dha-1.8-mld-leke-te-tjera,-ministria-e-bujqesise-hap-tenderin-867-milione-leke-per-nafte
Ekonomi

Qeveria i dha 1.8 mld lekë të tjera, Ministria e Bujqësisë hap tenderin 867 milionë lekë për naftë

26 Tetor, 2023
1.2k
anketa-e-investitoreve-te-huaj,-shqiperia-po-e-rregullon-imazhin,-problem-fuqia-punetore
Ekonomi

Anketa e investitorëve të huaj, Shqipëria po e rregullon imazhin, problem fuqia punëtore

26 Tetor, 2023
1.2k
sezon-veror-dhe-nje-muaj,-gjate-shtatorit-vendin-e-vizituan-1.1-milione-pushues-te-huaj
Ekonomi

Sezon veror dhe një muaj, gjatë shtatorit vendin e vizituan 1.1 milionë pushues të huaj

26 Tetor, 2023
1.2k
4-mije-fermere-me-shume-te-siguruar,-skemat-mbeshtetese-po-nxisin-sektorin-drejt-formalizimit?
Ekonomi

4 mijë fermerë më shumë të siguruar, skemat mbështetëse po nxisin sektorin drejt formalizimit?

25 Tetor, 2023
1.2k
“ngrihet”-tavani-i-borxhit,-qeveria-i-lejon-vetes-te-marre-me-shume-hua-te-reja-deri-ne-fund-te-vitit
Ekonomi

“Ngrihet” tavani i borxhit, qeveria i lejon vetes të marrë më shumë hua të reja deri në fund të vitit

25 Tetor, 2023
1.2k
Lini Koment
Facebook Twitter Instagram Youtube

Rubrikat

  • Aktualitet
  • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Histori
  • Kulturë
  • Opinione
  • Politikë
  • Religjion
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport

© 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Portali Media Independent. Dizajni nga Ikonat.net

Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion

© 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Portali Media Independent. Dizajni nga Ikonat.net

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?