Real Madrid ka mposhtur Chelsean 2-0 në “Stamford Bridge”, me dy gola të brazilianit Rodrygo.
Kjo fitore e dërgon Realin në gjysmëfinalen e 32 në histori, në 53 pjesëmarrje në Champions League, më shumë se çdo ekip tjetër.
Tashmë, ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti pret në fazën tjetër Manchester City ose Bayern Munchen.
Në gjysmëfinalen tjetër, Milan dhe Napoli barazuan 1-1, me kuqezinjtë që kalojnë më tej falë fitores 1-0 në San Siro.