Pas 20 vitesh, Inter dhe Milan do të përballen sërish në gjysmëfinalet e Champions League.
Zikaltërit barazuan 3-3 me Benfican në San Siro dhe kaluan më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-3, pas fitores 2-0 në Portugali.
Barella, Lautaro Martinez dhe Correa ishin autorët e golave për ziklatërit, ndërkohë që për portugezët shënuan Aursnes, Antonio Silva dhe Musa.
Tashmë, klubet milaneze do të përballen me njëra-tjetrën për një vend në finalen e madhe, ashtu siç bënë edhe në vitin 2003. Në atë rast, ata që triumfuan ishin kuqezinjtë.
Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër e Champions League do të jetë Real Madrid-Manchester City.







