Në Cyrih, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 33-vjetorin e themelimit të saj si degë.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Mes bashkatdhetarëve tanë dhashë një mesazh. Ky mesazh le të jetë një thirrje për çdo rugovist, çdo të djathtë, çdo patriot në Kosovë e në mërgatë. Le të bëhemi bashkë; le t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit; të gjitha regjionet, të gjithë brezat, të gjitha anët, le të rreshtohemi prapa një ideje e një ëndrre që sot kërkon angazhimin tonë monumental. Le të ndërtojmë shtëpinë tonë demokratike, lidhjen tonë politike, Lidhjen tonë Demokratike. Le t’i japim vetes një organizim politik si asnjëherë më parë, e Kosovës, gjeneratave të tashme e të ardhme, shtetin që e kemi ëndërruar gjithherë”, shkroi Abdixhiku pas ceremonisë, përcjell albinfo.ch.
The post Dega e LDK-së në Cyrih shënon 33-vjetorin e themelimit appeared first on Albinfo.