Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Raste me koronavirus vijojnë të regjistrohen më vend, edhe pse në shifra të ulëta. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 22 raste pozitive nga 290 testime të kryera.
Të infektuar kanë rezultuar 13 qytetarë në Tiranë, 4 në Vlorë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kamëz.
Ndëkrohë, janë 163 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë kurse humbje jete nuk ka pasur.
Brenda një dite, siç bëhet e ditur, janë shëruar edhe 6 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,035 që nga fillimi i epidemisë.
Raste të reja ditore – 22
Të shëruar në 24 orë -6
Të shtruar në spitale -6
Humbje jete në 24 orë -0
Testime ditore -290
Testime totale -2,047,223
Raste pozitive -333,799
Raste të shëruara – 330,035
Raste Aktive – 163
Humbje jete -3,601
Statistika