Në regjimin komunist çorapet kanë qenë “luks” për shqiptarët e kohës së komunizmit dhe të diktaturës së proletariatit.
Nga “luksi” borgjezo-kapitalist që hynte kontrabandë në Shqipërinë komuniste dhe që përdoreshin edhe nga pushtetarët e kohës kanë qenë të natyrës kingalerike si orët “Atlantik” ndonjë “Rraketë ruse” e cingërrima të tjera zbukuruse e ndonjë parfum marke që në të vërtetë ishte fallco! Sot bijtë e bijat e tyre kanë në modë “Roleksin” e kostumet e parfumet më të kushtushme në botë që përdoren për të gjitha gjinitë dhe sekset!!!
Në kohën e komunizmit ka pasur edhe marka vendi si “Doku Mao ce dung” por sot do të flas për çorapet e nailonit ose më saktë “çorapet e qelbura të kohës së komunizmit”.
Kjo nuk është aspak një shaka e ditës por një qeshtje serioze për shqiptarët sepse të gjitha fatkeqësitë e postkomunizmit në Shqipëri dhe mjerimi i sotëm shqiptar kanë ardhur vetum si shak i “çorapeve të qelbura të komunizmit”!
Në kohën e komunizmit të gjithë Shqiptarët qelbnin “çorap nailoni” dhe kampionët e erës së qelbur të çorapeve të komunizmit ishin qytetet me në krye kryeqytetin Tirana!
Ne fshatarët bëheshim si qytetarët e kohës kur kishim ndonjë “mbledhje fronti” apo të “organizatave të masave” “të Rinisë” ku në këtë të fundit n’a bënin edhe leksione dashurie për shkak të eksitimeve prej “çorapeve të qelbura të komunizmit”!
Të gjitha këto mbledhje e aktivitete për të krijuar “njeriun e ri komunist” bëheshim të shoqëruara nga “pushteti i parfumit të çorapeve të qelbura të komunizmit” që mbartnin më vete komunistët dhe kuadrot e pushtetit në fjalë! Kurse kulmin e çorapeve të qelbura të nailonit ne fshatarët e kishim kur grumbulloheshim për të parë ndeshjet e futbollit në tv. (Po po ka pasur edhe tv në komunizëm) dhe kur vinte në fshat kineasti ambulant për të shfaqur ndonjë film propagandist mbi arritjet e mëdha të komunizmit dhe Partisë si dhe të luftës N-Çl.
Po kush ishin çorapet e qelbura të komunizmit?!
Ato ishin të njëjta si për gratë dhe për burrat dhe vetëm ndryshonin nga numri i këmbës. Edhe ngjyrat nuk shkonin më tej se ngjyra e zezë dhe gri!
Ngjyrën çorapeve të qelbura të komunizmit ua ndyshonte vetum zdrala, zhuli, pluhuri, balta, plehu dhe gjaku!
Këtu nuk dua tju hyj ne hak as grave dhe vajzave të aristokracisë komuniste sepse ato përveç takameve të tualetit e dhomës së gjumit edhe çorapet i kishin “mishi” “tuli” që i thërrisnin “geta” ku me to tregonin edhe seksualitetin e tyre kur dilnin gjiro pazarit, ku përmes këmbëve të tyre që kastile harronin ti rruanin donin të tregonin se përveçse ishin të bukura ishin edhe qeflie! “Gjahtarët e seksit” nuk i klasifikonin sipas ngjyrës së leshit të këmbëve por sipas gjatësisë së leshit të këmbëve, në leshatake e jo leshatake!
Pra çorapet e “mishit” dhe “tulit” siç i thërrisnin ne atë kohë e tregonin çdo gjë “hashiçare”
Era e “çorapeve të qelbura të komunizmit” nuk është e ngjashme me erën e pusetave të ujrave të zeza apo me erën e dikurshme të Lanës apo të djathrave franceze që politikanët shqiptarë e njohin shumë mirë sepse ajo është e veçantë dhe karakteristike dhe është e njëjtë me erën e “cjapit hanur”!
Kjo është edhe arsyeja për ju që nuk e dini se pse shqiptarët vazhdojnë dhe mbeten “seksi” edhe sot nëpër botë dhe kjo falë trashëgëmisë së çorapeve të qelbura të komunizmit që era e tyre është e njëjtë me atë te “stjapit hanur”
“Cjapi hanur” për ju që nuk e njihni fshatin por vetum “Fërlikun” është stjapi i tufës së dhive që në sezonin e ndërzimit të dhive lëshon një erë karakteristike për të treguar vitalitetin e tij seksual dhe për të sjellur në qejf dhitë! (Në të vërtetë dhitë nuk ndërzehen por thërpehen)!
Ja pra kjo ishte Shqipëria komuniste që vazhdon ende të jetë e tillë, një vend që qelb çorape nailoni komunist dhe cjap hanur!
Nga: Preng Molla