• VIDEO
  • PODCASTE
  • NEWSLETTERS
  • IMPRESSIUM
  • RAPORTO
Media Independent
SUBSCRIBE
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
Media Independent
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
Media Independent
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet

Çdo ditë e më shumë jam Albin Kurt…

25 Qershor, 2023
në Opinione
Papa Françesku dhe Albin Kurti

Takimi në Vatikan

Edi Rama është në dijeni të plotë dhe pjesë e planit të Serbisë dhe të interesave ekonomike ndërkombëtare në Veri të Kosovës. Agjenda e tij e vetme është plani për ndarjen e Kosovës, si fazë kalimtare statusi që u ka dërguar presidentit francez e kancelarit gjerman për themelimin e Asasacionit të komunave serbe, nënkupto Dodikimin e Veriut të Kosovës.
Prandaj ka disa javë që u ndjellë shqiptarve ditën e kjametit po nuk u pranua statusi i tij (në fakt ky bën kaçatorrin e shpifur të autorve të vërtetë Aleks-ej e Vuçiç).
Të gjitha deklarimet publike në raport me zhvillimet në Veriun e Kosovës, i ka kundër qeverisë së Kosovës. Askush prej ndërkombëtarve nuk e ka akuzuar e sulmuar më shumë se ai kryeministrin Albin Kurti. Arriti deri aty sa të akuzoje Kurtin se po e qon Kosovën në ditën më të zezë të saj. Kurse Vuçiçit asgjë tjetër nuk i kërkon përpos lirimit të 3 policëve, edhe këtë në aspektin human.
Kurr nuk e kemi dëgjuar ti kërkoje largimin e bandave dhe mercenarve të armatosur që veprojnë në Veri. Kurr nuk e kemi dëgjuar të thotë se shkaktari i situatës në 4 komunat me shumicë serbe është Serbia dhe politika e Vuçiçit.
Vetëm Albini duhet gozhduar, se ai po trazon paqen në Ballkan. Ai po dëmton marrdhënjet me ndërkombëtarët, ai po izolon Kosovën, ai po nxit luftë në Ballkan. Pra, për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama, problemi është kryeministri i Kosovës jo Presidenti i Serbisë, është Kosova jo Serbia. Në të vërtetë Ai është pengesa e pakapërcyeshme për “Open Ballkanin” dhe ndarjen e Kosovës.
Ndërkohë, si lavire politike, retushon tradhëtinë e tij sipas konjukturës së ditës, sepse qëndrimeve të tij u mungën boshti kombëtar. Nga përpjekja për ta izoluar plotësish, sapo Albini, ky politikan i pakompromentueshëm e i pakorruptueshëm u takua nga Escobar e u prit në Vatikan nga Papa Françesku, menjëherë lavirja uli tempin e luftës kundër tij. Në të vërtetë e kamufloi qëndrimin e tij duke u sjellë si “Ahtisar” i ri, me propozime statusi të Komunave me shumicë serbe të gatuar në skutat e errëta Aleks-ejane.
Kurr nuk ka qënë më e përçarë politika kombëtare e shqiptarve në Ballkan sa në këto 10 vite që kryeministri Rama drejton Shqipërinë.
Shteti amë, është kthyer në Borrell e Lajçak, në vend që të ishte gjithnjë pranë qeverisë Kurti e në mbështetje të saj në çdo përpjekje për funksionimin e ligjit dhe vendosjen e autoritetit të shtetit në komunat me shumicë serbe, apo për njohjet e reja të Republikës së Kosovës. Rama është vënë plotësisht në shërbim të interesave të multimiliarderit Aleks-ej Soros në Ballkan. U përpoq ta spostonte Kurtin në cepin e ringut duke anulluar pabesisht mbledhjen e përbashkët, jo vetëm për ta paraqitur të izoluar nga perëndimi, por edhe si shkaktarin e radikalizimit të situatës në Veriun e Mitrovicës.
Ndërkohë, kryeministri Kurti, me vendosmëri dhe “pa e ça kryet” për “kujën” e Ramës, po ndjek dy agjenda shtetrore e politiko-diplomatike:- shtrirjen e sovranitetit dhe funksionimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës sa është e mundur; -kontakte të vazhdueshme diplomatike me amerikanët, anglezët e europianët, jo si brekdhjerë i korruptuar, jo kokulur, por dinjitoz, i vendosur dhe “i vështirë”, i vështirë aq sa të rëndësishme janë punët e kombit.
Rama e ka kthyer problemin e Veriut të Kosovës si çeshtje të tre policëve, duke marr vetë rolin e ndërmjetësit me Vuçiçin. Liro policët e vazhdo agjendën, i thotë nënkuptueshëm mikut të tij Vuçiç. Luan ngriva-shkriva me të, si në big brother. E në fund kur të lirohen kemi për të dëgjuar Vuçiçin të thotë se “dëgjova thirrjen e mikut tim Edi”. Asnjëherë nuk e ka thënë se shkaktari i gjendjes në Veri të Kosovës është Serbia. Në asnjë takim ndërkombëtar nuk e ka akuzuar Serbinë për manipulimin e serbëve të Veriut të Kosovës. Nuk kemi për ta dëgjuar kurr. Madje, është kthyer në mbrojtësi dhe avokati më i madh i Serbisë e Vuçiçit në çdo takim, duke quditur edhe vetë serbët.
Nga ana tjetër, i pajustifikuar dhe i pa kohë qëndrimi i opozitës ndaj Kryeministrit Kurti në Kosovë. E kam fjalën për LDK-në e AAK-në, se PDK është plotësisht në linjën e Rama-Thaçi. Në vend që të jenë në mbështetje të qeverisë se po bën atë që nuk e bënë për 24 vjet këta, i janë hakërryer, (njëlloj si Vuçiçi) Albinit, duke shkelur mbi unitetin kombëtar kaq i nevojshëm sot për ta. “Po na prish me ndërkombëtarët”-thonë. Kujtojnë se Amerika në Kosovë është vetëm për interesin e shqiptarve. A e dini se as “nëna nuk e vë në gjunjë fëmijën pa qarë”. Vetëm uniteti kombëtar si në 98-ën “një komb, një qëndrim” mund të shpëtojmë çfarë ka mbetur nga trojet shqiptare në Kosovë. Vetëm në rast se ne qëndrojmë do na dëgjojnë.
Sepse gjeopolitika ka dinamikën e vet që ndryshon. Fatkeqsisht, pas burrave të mëdhenj të Amerikës miqve të pazëvendësueshëm të Kosovës e shqiptarve, Presidentëve Bush dhe Klinton, Shtëpia e Bardhë ka qënë nën ndikimin e fortë të klani majtist globalist, përfaqësues i të cilëve është multimiliarderi Soros, i cili është kthyer në rrezik për Amerikën jo më për Ballkanin e nyjet që i ka lidhur tash 100 vjet “kurva e motit”.
Rama është kthyer në vegël e dobishme e lobeve proserbe. Tashmë, nuk ndalet para asgjëje, sepse ka humbur plotësisht lirinë, për shkak të skandaleve të tmerrshme me përmasa ndërkombëtare që e kanë përfshirë. Ka korruptuar një zyrtar të lartë të shërbimit sekret amerikan dhe ka lakun në fyt. Megjithatë akoma mbahet në këmbë. Për çfarë, përveqse për të zezën e shqiptarve. Me sa duket ka të vërtetë të madhe se, arsyeja përse tolerohet, si për sa i përket korrupsionit, si për sa i përket nivelit të demokracisë, është se vetëm me to realizohen planet për ndarjen e Kosovës.
Unë nuk kam pikë dyshimi se ndërkombëtarët perëndimor aktualisht e shohin mundësinë e paqes në Ballkan duke i dhënë toka shqiptare Serbisë, ashtu siq kanë bërë në 1913 e 1945, nëse shqiptarët nuk do jenë tani “një komb, një qëndrim”.
Të gjithë e kemi ndjekur takimin e famshëm të Berlinit kur Vuçiç, Thaçi e Rama po i tregonin Kancelares Merkel hartën se ku e si duhej ndarë Kosova, plan të cilin Kancelarja ua përplasi surratit. Por ky plan është rikthyer tashmë si qëllim paqebërje. E gjithë trysnia që ushtrohet ndaj Albin Kurtit nga ndërkombëtarë, kryeministri Rama e një pjesë e madhe e opozitës në Kosovë shkon në drejtim të realizimit të ndarjes.
Vetëm bashkimi i shqiptarve do bëj të dëgjohet zëri i tyre. Por kjo ndodh pa Ramën.
Politikisht nuk jam me Albin Kurtin. Por si shqiptar, jam çdo ditë e më shumë Albin Kurt.
Nga: Av. Ndre Molla

Etiketat: Albin KurtiGoogleNdre MollaOpinionPapa FranceskuSelia e Shenjtë Vatikan

Të rekomanduara

Opinione

Origjina e flamurit të arabëve të territorit izraelit të Palestinës

19 Nëntor, 2023
1.2k
Opinione

Gjergj Kastrioti në Betejën e Nishit dhe Kisha e Tij në Rahovicë

19 Nëntor, 2023
1.2k
Aktualitet

Planet antishqiptare pansllaviste

29 Tetor, 2023
1.2k
Aktualitet

Lidhja e Bikut me Organizata Islamike që nga Paslufta

28 Tetor, 2023
1.2k
Bardhok Biba duke hyrë në Tiranë
Aktualitet

7 GUSHT… Mirditën time, më shumë se e kanë çmuar dhe vlersuar, e kanë keqkuptuar

7 Gusht, 2023
1.2k
Aktualitet

Nastradini me gozhdë dhe lakër përsëri në Shqipëri

11 Prill, 2023
1.2k
Lini Koment
Facebook Twitter Instagram Youtube

Rubrikat

  • Aktualitet
  • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Histori
  • Kulturë
  • Opinione
  • Politikë
  • Religjion
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport

© 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Portali Media Independent. Dizajni nga Ikonat.net

Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion

© 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Portali Media Independent. Dizajni nga Ikonat.net

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?