Grupet nga diaspora, si ansambli i Londrës, Rapsodët e Zvicrës, grupet artistike nga Greqia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Elbasani ishin festa e natës së gjashtë të Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, shkruan albinfo.ch.
Ansambli “Rapsodët e Gjenevës” dhe “Bashkimi” i Zvicrës sollën koloritin e kostumeve, por edhe elegancën e artistëve të rinj. Shumica e artistëve të moshës së re janë të lindur dhe rritur larg atdheut, por me një edukim artistik të mishëruar prej dashurisë për kulturën shqiptare.
Ata sollën në Gjirokastër trashëgiminë e ruajtuar me fanatizëm ndër breza me prezantimin e tyre gjatë të gjithë pjesës së parë të festivalit.
The post Ansambli “Rapsodët e Gjenevës” dhe “Bashkimi” i Zvicrës dhuruan spektakël në Gjirokastër appeared first on Albinfo.