• VIDEO
  • PODCASTE
  • NEWSLETTERS
  • IMPRESSIUM
  • RAPORTO
Media Independent
SUBSCRIBE
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
Media Independent
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
Media Independent
Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet

Albanologjia drejt mbylljes? Studiuesit: Akt i rëndë antikombëtar! Nisma, për interesat e Gjinushit

27 Maj, 2023
në Kulturë
albanologjia-drejt-mbylljes?-studiuesit:-akt-i-rende-antikombetar!-nisma,-per-interesat-e-gjinushit

Akademia e studimeve albanologjike po shkon drejt shkrirjes. Alarmin e kanë dhënë vetë studiuesit pasi janë njohur me projektvendimin për mbylljen e Akademisë dhe riogranizimin e instituteve.

Sipas tyre, kjo nismë bie ndesh me ligjin e Arsimit të Lartë dhe se bëhet për interesat e kryetarit të Skënder Gjinushi.

Albanologët thonë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore.

“Shkelet ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, duke krijuar precedentin e rrezikshëm të mbylljes së pabazuar të një Institucioni Publik të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor dhe për më tepër sot, të së vetmes Akademi Albanologjike. Konkretisht ASA nuk është njoftuar për këtë Projektvendim, dhe së dyti, sipas Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, është Senati i ASA-s, i vetmi  institucion që duhet të shprehet për fatin juridik të ASA-s. Deklarojmë se Senati vijimisht si dhe sot, është shprehur dhe shprehet kundër mbylljes së ASA-s.

Mbyllja e ASA-s shkakton pushimin e mbi 45 marrëveshjeve ndërkombëtare, ku ky institucion është palë si IAL, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka tagër t’i mbartë. Shuhen Institutet duke i shndërruar ato në njësi kërkimore, që sipas nenit 19 të ligjit për Akademinë e Shkencave, janë ose njësi dyvjeçare ose afatgjata, pra me kohë të kufizuar.

Vendosjen nën kontroll të dijes akademike në lëmejt e albanologjisë, pasi që struktura organizative e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH), është krejtësisht e centralizuar në duar të Kryesisë së Akademisë së Shkencave. Ndërpret karrierën e afro 100 studiueve, pasiqë Ligji për Akademinë e Shkencave, nr. 53, 2019 nuk parashikon në asnjë klauzolë as procedurën e punësimit në Akademinë e Shkencave, e jo më vijimin e karrierës akademike.

Ndërpret studimet doktorale të studentëve pranë ASA-s. Referimi te neni 19, është i pabazë kur bëhet me propozim nga MAS, pasi ky nen nuk parashikon të merret si referencë ligjore nga një institucion jashtë Akademisë së Shkencave”, thuhet në reagimin e tyre.

Ato e kanë cilësuar nismën si një akt të rëndë anti-kombëtar.

“Konstatojmë se ky Projektvendim shkel rëndë Ligjin nr. 80, për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri, si dhe vetë Ligjin për Akademinë e Shkencave, nr. 53, 2019. Shkel parimet e lirisë akademike, shkakton një akt të rëndë antikombëtar duke shuar Akademinë e Studimeve Albanologjike e bashkë me to dhe institutet pjesë përbërëse të saj” përfundon deklarata.

Të rekomanduara

Aktualitet

Kurani është një trillim, vritet me urdhër të Profetit Muhamet në Mekë

19 Nëntor, 2023
1.2k
Apostulli Pal
Aktualitet

Kombi shqiptar – Komb Biblik!

19 Nëntor, 2023
1.2k
Aktualitet

Xhaxhai i Muhamedit Abu Talib e konsideronte profetin si njeri psikopat

5 Nëntor, 2023
1.2k
Aktualitet

Legjenda e Nikaj-Merturit ndër shekuj

5 Nëntor, 2023
1.2k
“tetori-i-librit”,-biblioteka-publike-e-elbasanit-me-tituj-nga-vitet-1500
Kulturë

“Tetori i librit”, Biblioteka Publike e Elbasanit me tituj nga vitet 1500

26 Tetor, 2023
1.2k
Pjeter Gjergjaj me anëtarët e shoqatës Nue Përlleshi
Aktualitet

Historiku i Faik Domenik Konica 1895 dhe Iniciativa e qytetarëve të Deçanit 2023

22 Tetor, 2023
1.2k
Lini Koment
Facebook Twitter Instagram Youtube

Rubrikat

  • Aktualitet
  • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Histori
  • Kulturë
  • Opinione
  • Politikë
  • Religjion
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport

© 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Portali Media Independent. Dizajni nga Ikonat.net

Nuk ka asgjë
Shiko të gjitha Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Bota
  • Diaspora
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Shkencë
  • Histori
  • Religjion

© 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Portali Media Independent. Dizajni nga Ikonat.net

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.
Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?