Klubi i Flamurtarit feston 100-vjetorin. Këtë 23 mars klubi vlonjat mbush 100 vjeç që nga themelimi i skuadrës së parë. Për këtë janë programuar një sërë aktivitetesh gjatë gjithë javës.
Gjithçka do të kulmojë të shtunën me aktivitetin në teatrin Petro Marko dhe ndeshjen e veteranëve të futbollit në stadium ditën e diel.
Sipas drejtorit të klubit shumësportësh Klevis Kaso, festa do të nisi me takimin e rëndësishëm në futboll, Flamurtari-Dinamo, dhe më pas do të vijojë me ndeshjen e ish basketbollistëve të Flamurtarit në “Pallatin e Sportit”, si dhe me çiklizëm, ping pong e deri tek ekspozita fotografike me kujtime në vite, në hollin e teatrit të Vlorës.
Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve sportive është të sjellin në vëmendje emrat e mëdhenj në sportet e ndryshme që kanë kontribuar për Flamurtarin.