A do të kemi përsëri një fjalim të dytë në Tiranë një fjalim të tillë që bëri Presidenti Bill Clinton me rastin e vizitës së tij të parë në Shqipëri?!
Reflektim mbi fjalimin e Presidentit të SHBA-së Bill Clinton, të bërë në Tiranë më dt.03.07.2023!
Fjalimi i Presidentit Bill Clinton i mbajtur në Tiranë me datën 03.07.2023 ne vigjilje të pamvarësisë së SHBA-SË, ishte nje fjalim që vonë mund të ketë një të dytë, dhe të tillë për shqiptarët dhe fatkeqësitë e shqiptarve përgjatë kohëve!
Për shpresat e shqiptarëve kanë folur e do të flasin shqiptarë me shumicë, nëpër podjume e ekrane mediatike që i kanë edhe ato me shumicë dhe të pa fund!!!
Presidenti Bill Clinton e mbylli fjalën e tijë në Tiranë duke thënë: “E shkuara mund t’a kishte vrarë Shqipërinë dhe shqiptarët”
Le të fillojmë me Shqipërinë!
Clinton në rrëfimin e tij, tha se kur ishte i ri doja të dija se ku bie në hartë Shqipëria dhe kush është Shqipëria?!
Përgjigja e tij është tragjike kur na dha të kuptonim se; nëse nuk do të kishin ndodhur trazirat e fundit në veri të Kosovës, Presidenti Bill Clinton nuk do ta kishte vizituar kurrë Shqipërinë! Dhe pse thoni ju?! Përgjigja është; Për të mbrojtur itegritetin e tij fiziko-shpirtëror nga ndotja që i ka bërë regjimi komunist dhe Partia Komuniste shqiptare dhe më vonë Partia e Punës së Shqipërisë, Shqipërisë, shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë në Ballkan, Europë e në Botë!
Bill Clinton nuk guxonte nga frika e krimeve që ka kryer Enver Hoxha mbi shqiptarët, as ti përmente emrin për shkak të ndotjes që i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarve Enver Hoxha! Një ndotje që i kalon kufijtë e Shqipërisë dhe mund të infektojë edhe itengritetin e një burri shteti, të tillë si Bill Clinton!
Vazhdojmë me kohën para se sa të ekzistonte shteti shqiptar!
Përgjigja e Presidentit Clinton ishte shterruse: “Impulset e pushtetit dhe dominimit kanë lindur përpara se të krijoheshin shtetet dhe përpara se të lindnin fetë”
Për të ilustruar këtë “aksiomë” Presidenti Bill Clinton na kujtoj të “premten e zezë” të Irlandës prej nga ka edhe origjinën e tij familjare.
Gjatë gjithë fjalimit të tij në Tiranë, referenca e tij ishin fëmijët. Femijët, fëmijët dhe përsëri fëmijët dhe e ardhmja e tyre!
“Të bëhemi bashkë, të ngrihemi mbi dasitë tona e të bëhemi të rëndësishëm, të bëhemi model për njerëzit, të heqim dorë nga marrëzitë dhe kështu do t’ju sigurojmë të ardhmen fëmijëve tanë”! Ky mesazh ishte edhe për shqiptarët!
Presidenti Bill Clinton për të kuptuar sa më mirë këtë mesazh, ju drejtua një figure tjetër botërore, Presidentit Nelson Mandela, dhe bisedës së tij në një aeroport të Afrikës së Jugut me një vajzë “bjonde me sy bojëqielli” ku vajza i thotë se: “ti je Presidenti im,” Mandela i përgjigjet me sinqeritet se “unë jam i përkohshëm si President si edhe në këtë botë, por nëse punët shkojnë mirë dhe ashtu si duhet, duke mësuar dhe duke punuar, ti mund të bëhesh Presidente e Afrikës së Jugut”. Clinton e përforcoi këtë referencë politike me frazën: “MOS I HIDHNI NJERZIT POSHTË” Piksëpari ishte duke folur për shtetarët shqiptarë si dhe për shqiptarët në pergjithësi kudo që janë e jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Ballkan, Europë dhe në mbarë Botën!
Nga: Preng Molla